Heshtja e frikshme para Gjykatës Speciale, avokati: UÇK-ja nuk mbrohet duke heshtur...

Politika

Heshtja e frikshme para Gjykatës Speciale, avokati: UÇK-ja nuk mbrohet duke heshtur...

Nga: N.Sh Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 14:25
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Gjykata Speciale e cila po i thërret shumë komandantë të Ushtrisë Çlirimtare për të dëshmuar, këta të fundit po zgjedhin që të mbrohen nën heshtje.

Mirë, heshtja nuk e mbron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të paktën ata që po ftohen nga Specialja po thonë se lufta e UÇK-së, ishte e pastër si loti, por po harrojnë se për luftën e UÇK-së, asnjë prej tyre nuk do të intervistohet, por për të bëmat individuale të cilat kanë ndodhur.

Mbrojtjen nën heshtje e kishte bë Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli si dy figurat më të larta të UÇK-së.

Për këtë çështje, avokati Gazmend Halilaj, thotë se, pothuajse secili që është intervistuar në cilësinë e të pandehurit së paku ka qenë epror gjatë kohës së luftës.

Ai pohon se, ose epror i rangut të lartë ose pozitë domëdhënëse në politik përfshirë këtu deri tek pozitat më të larta shtetërore.

Image
Gazmend Halilaj

E kjo sipas tij, nuk janë njerëz të kalibrit të ulët apo që nuk e njohin terminologjinë dhe shprehjet juridike, andaj, edhe pse është e drejt e tyre të zgjedhin heshtjen në cilën do fazë të procedurave kjo nuk i bën mirë nderit dhe reputacionit të luftës për të cilën po thirren kinse po e mbrojnë.

Andaj Halilaj kërkon edhe ndaljen e këtyre retorikave boshe.

“Heshtja para prokurorit special, mendoj që nuk i bënë mirë, as të intervistuarve, as luftës për liri e as procesit që është në zhvillim e sipër. Zgjedhja e heshtjes nga ana e të pandehurit konsideroj, që tek organet e ndjekjes e zgjon një dozë më të madhe të dyshimit, ani pse është e drejt e garantuar me ligj. Unë mbrojtjen në heshtje e aplikoj kur i mbroj të miturit ose personat që nuk kanë njohuri lidhur me shprehjet e përdorura në terminologjinë policore apo juridike. Derisa ushtarët dhe eprorët e UÇK- së, ndihen të pafajshëm, mendoj që duhet të flasin. Askush nuk mund të dijë më mirë se ata gjendjen faktike. Mbi të gjitha lufta e pastër e UÇK- së, nuk mbrohet duke heshtur...”, thotë avokati Gazmend Halilaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat