Analisti politik: Ky është skenari i nëntokës kundër Albin Kurtit

Politika

Analisti politik: Ky është skenari i nëntokës kundër Albin Kurtit

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 19:07
Albin Kurti

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka akuzuar Qeverinë në largim se i ka përgatitur grevat për të sabotuar qeverinë e ardhshme.

“Qeveria ne ikje, konkretisht PAN, grevat i ka përgatitur vet për të sabotuar qeverinë e ardhshme. Çuditërisht çdo herë që vjen një qeveri e që kryeministri nuk është nga PDK ka greva, protesta etj”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Ai ka përmendur, rastin se e njëjta gjë i ka ndodhur edhe ish kryeministrit nga LDK-ja Isa Mustafa, dhe se paralajmëron se njëjta do t`i ndodh edhe Albin Kurtit.

Image
Faton Mehmeti

“Njësoj i ka ndodhur edhe Isa Mustafës kur e mori postin e kryeministrit, tani po pritet që një gjë e tillë t'i ndodh edhe Albin Kurtit. Njerëzit që " Pronto' i ka vë në krye të institucioneve të ndryshme tani po i përdor për të sabotuar qeverinë e ardhshme, për të krijuar trazira dhe situata ta pafavorshme”, ka potencuar Mehmeti për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se sikur të kishte fituar PDK jam i bindur se pagat do s`do të anulohen, e gjitha është skenar i nëntokës.

“Sikur të kishte fituar PDK jam i bindur se pagat do s`do të anulohen, e gjitha është skenar i nëntokës. Grevat janë e keqja e fundit që Kosovës i vjen nga klani " protno" i cili duke ditur se po i vjen fundit po mundohem të mbijetoj edhe ndonjë ditë, dhe si langoj që janë mbijetojnë vetëm në mjegull që po e krijojnë”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat