Ekskluzive: Ramush Haradinaj flet për raportet me Tahir Zemajn në luftë dhe rastin e sulmit terrorist me granatë në gazetën “Bota sot”

Politika

Ekskluzive: Ramush Haradinaj flet për raportet me Tahir Zemajn në luftë dhe rastin e sulmit terrorist me granatë në gazetën “Bota sot”

Kushtrim Maliqi Nga Kushtrim Maliqi Më 13 dhjetor 2019 Në ora: 21:14
Gazetari i gazetës “Bota sot”, Kushtrim Maliqi dhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën “Bota sot”, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj të cilën do të mund ta lexoni nesër në “Bota sot”, online dhe në të shkruar, ka folur gjatë për tema interesante, si për qeverinë e tij, qeverinë në ardhje, raportet e tij me Tahir Zemajn në luftë, për granatën e dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot” në Zvicër, si dhe shumë tema tjera tejet interesante.

“Bota sot”: Jeni nga i njëjti rajon i Kosovës, nga Dukagjini. Si e njihni familjen Mazrekaj atje në Dukagjin, në aspektin kombëtarë?

Haradinaj: Janë familje e shquar, të respektuar, patriot. Shiko, nuk ka qenë e lehtë me i mbijetua të gjitha kohërave, shqiptarët herët kanë filluar, kurrë nuk janë ndalë të gjithë në mënyrën e vetë. Nuk do të thotë që të gjithë t’i takojnë një organizate, një grupimi, por të gjithë kanë bërë punë në mënyrën e vetë. Unë kur kam pasur rastin me punua me presidentin Rugova, kemi hapur biseda, kemi bisedua plot tema, ndoshta më shumë se sa i kemi pasur mundësitë, edhe ai e ka pasur të qartë që është e rëndësishme me i afrua krahët e kombit, për temat e interesat nacionale. Ne duhet të jetojmë në pluralizëm, nuk guxojmë me i humb energjitë tona, energjitë e shqiptarëve duke u kundërshtuar, është më mirë ti afrojmë ato në dobi të interesave të vendit, se sa me ia humb fuqinë. Duke i dobësua plot krah, nuk fiton shqiptari, mbesim duke u marrë me veten, të tjerët ecin para nesh, ndërsa duke i ftua të gjithë për të dhënë secili pjesën e vetë, ne forcohemi si shqiptarë e si Kosovë...

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në gazetën kombëtare “Bota sot)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat