Krasniqi: Fuqia e Dardan Molliqajt është zero si individ dhe si parti

Politika

Krasniqi: Fuqia e Dardan Molliqajt është zero si individ dhe si parti

Nga: A.M Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 18:18
Dardan Molliqaj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga posti i i kreut të PSD-së. Por, pas dorëheqjes së Ahmetit, PSD-në do ta udhëheqë Dardan Molliqaj.

Lidhur me këto zhvillime të fundit në PSD, ka folur për "Bota sot", njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi. Ai ka thënë se Ahmeti është dashur të jap dorëheqje në momentin kur është ndëshkuar nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit.

"Kryetari i komunës së Prishtinës z. Ahmeti është dashur të ofrojë dorëheqje që nga momenti kur e kanë ndëshkuar qytetarët në zgjedhjet e fundit pasi që ata nuk i dhanë besimin", ka deklaruar Krasniqi për "Bota sot".

Sa i përket zgjedhjes së Molliqajt si kryetar i PSD-së, Krasniqi është shprehur se ai do ta ketë fatin e njëjtë sikurse Ahmeti, për me tepër ka përmendur edhe veprimet e tij në Vetëvendosje.

"Nuk besoj së z.Molliqaj do të ketë fat më të mirë së të kryetarit aktual të Prishtinës, pasi që qytetarët nuk kanë respekt por as besim tek ai, i cili pretendoi të merr kreun e VV-së me forcë, kur ju pamundësua një gjë e tillë ai ndau partinë në dyshe duke e ndëshkuar vetën dhe duke e treguar së fuqia e tij është zero si individ apo si parti", ka përfunduar Krasniqi për "Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat