Vjen paralajmërimi i rëndë për Kurtin dhe Mustafën, nëse nuk ndodhë koalicioni kjo gjë i pret këto dy parti

Politika

Vjen paralajmërimi i rëndë për Kurtin dhe Mustafën, nëse nuk ndodhë koalicioni kjo gjë i pret këto dy parti

Nga: G.B Më: 7 janar 2020 Në ora: 22:00
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Pa marrëveshje ka përfunduar edhe takimi i mbajtur të martën në mes të VV-së dhe LDK-së, i cili zgjati tre orë.

Pas takimit nga partitë thanë se janë pajtuar për një takim tjetër të mërkurën.

Ndërsa që pritet të arrihet marrëveshja mes të dyja partive.

Image
Skënder Zogaj

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Albin Kurti e ka vështirësuar arritjen e një marrëveshje për koalicion, derisa ka shpallur listën e ministrave të VV-së.

“Me shpalljen e listës së ministrave të LVV, Albin Kurti e ka vështirësuar shumë finalizimin e marrëveshjes për koalicion të mirëfilltë qeverisës, sepse, kryeneçësia vepruese dhe përjashtuese e LVV ndaj partnerit të deklaruar për bashkëqeverisje, është paralajmërim i keq sepse nëse kështu veprohet para se të krijohet koalicioni, nuk ka shpresë se di të krijohet qeverisja e dëshiruar, ajo që e presin qytetarët e Kosovës!”, është shprehur ai.

Sipas Zogajt, ata duhet të takohen nesër dhe të kujtojnë premtimet elektorale për një qeverisje ndryshe dhe nëse nuk realizohen, do ta pësojnë keq.

“Nesër pres që dy liderët ta shikojnë më burrërisht njëri-tjetrin në sy dhe të rikujtojnë premtimet elektorale për "qeverisje ndryshe" që nëse nuk i realizojnë, do ta pësojnë më keq se koalicioni i mëparshëm”, ka vlerësuar Zogaj.

Ai thotë se Kurti e ka rastin të tregojë nëse është i interesuar ta marrë postin e kryeministrit.

“Albin Kurti nesër e ka rastin të tregojë është apo nuk është i interesuar të merr postin e kryeministrit! Nëse jo, atëherë jo edhe më të fuqishme duhet ta thotë LDK-ja, e cila nuk humb asgjë, sepse nuk është fituesja kryesore. Ndërsa LVV e përbuzë shansin e saj historik, që zor se mund t’i ofrohet prapë”, ka deklaruar Skënder Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat