Flet Burjani, këto janë gjasat për marrëveshjen LDK-VV

Politika

Flet Burjani, këto janë gjasat për marrëveshjen LDK-VV

Nga: A.M. Më: 7 janar 2020 Në ora: 22:34
Isa Mustafa, Albin Kurti

Gjatë pasdites të së martës është zhvilluar takimi ndërmjet liderëve të LDK-së dhe VV-së, ku  Isa Mustafa dhe Albin Kurti u pajtuan të takohen edhe të mërkurën.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se gjasat janë minimale që të ketë një koalicion për ndërmjet LDK-së dhe VV-së.

Gjithashtu, ai ka komentuar edhe ministrat e propozuar nga VV-ja.

“Shpresat janë të vogla, ndoshta nuk është mirë të humbet kohë kot. LDK nuk i konvenon një partner me probleme që tenton me krye punë të mëdha. Me staf që kanë probleme prej të gjithë ministrave të propozuara asnjë profesional me përjashtim Blerim Reka i cili është shtetas i Maqedonisë, ambasadori në BE”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se rrugët janë të hapura gjithmonë për të gjet një zgjidhje nëse ka vullnet të mirë ndërmjet LDK-së dhe VV-së.

“Gjasat mbeten  minimale për një marrëveshje kompromisi, edhe pse rrugët janë të hapura gjithmonë për të gjet një zgjidhje nëse ka vullnet të mirë, megjithatë VV kishte gabuar me marrje të pozitës së kryeparlamentar , u lodh VV. LDK filloj betejën për të fituar një kompromis tjetër pra VV nuk pat durim dhe ka mungesë  durimi për marrëveshje, përderisa LDK ka shumë përvojë edhe në politik edhe në marrëveshje të këtij lloji”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat