Lepaja: Krahu konservativ i LDK-së preferon të bashkëqeverisë me PAN-in

Politika

Lepaja: Krahu konservativ i LDK-së preferon të bashkëqeverisë me PAN-in

Nga: G.B Më: 9 janar 2020 Në ora: 14:36
Fadil Lepaja

Edhe pse kanë kaluar 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, qeveria e re ende nuk është formuar.

Lëvizja Vetëvendosje edhe LDK ende po vazhdojnë bisedimet dhe ende nuk kanë arritur marrëveshje.

Pas takimit më shumë se tre orësh të mbajtur pasditen e të mërkurës, takim pritet të mbahet edhe takimi i radhës sot, në të cilin nuk dihet nëse do të arrihet marrëveshja.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se takimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke lënë të nënkuptohet se ka ende kohë për tu arritur marrëveshja.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Fadil Lepaja, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nëse arrihet, koalicioni do të jetë i fuqishëm për të qeverisur dhe sipas tij, marrëveshja varet nga krahu konservativ në LDK, që dëshiron më shumë bashkëqeverisje me PDK-në e AAK-në.

“Nëse arrihet, koalicioni do të jetë mjaftë i fuqishëm për të qeverisur. Marrëveshja varet nga krahu konservativ në LDK i cili preferon më tepër të bashkëqeverisë me PDK-në, AAK-në dhe partitë e gjera, me të cilat i lidhin edhe interesa ekonomike”, është shprehur ai.

Sipas Lepajës, mbetet të shihet nëse do të arrijë krahu reformator më LDK të tërheqë krejt LDK në këtë koalicion.

“Mbetet të shihet a do të arrijë krahu reformator më LDK të tërheqë krejt LDK në këtë koalicion për ndryshime”, ka deklaruar Fadil Lepaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat