Ahmeti: Qeveria e re duhet të jetë syhapur karshi strategjisë politike serbe

Politika

Ahmeti: Qeveria e re duhet të jetë syhapur karshi strategjisë politike serbe

Nga: D. B. Më: 9 janar 2020 Në ora: 15:05
Hidajet Ahmeti

Serbia në vazhdimësi do të mundohet ta dëmtoj shtetësinë e Kosovës brenda, por edhe në rendin ndërkombëtar, e posaçërisht më shumë në kohën e vakumit institucional.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Hidajet Ahmeti i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se logjika e serbe nuk pritet të ndryshoj, pasi kemi koncept të njëjtë politik dhe vazhdimësi  e njëjtë politike.

Sipas tij, logjika serbe është e pranishme në çdo variant të politikës serbe, pasi  tentativa e tyre për dëmtimin e substancës së Republikës së Kosovës është më qëllime të caktuara politike.

“E them këtë pasi tentativa serbe vepron gjithmonë për dëmtime, në njërën anë pra për ta dëmtuar shtetësinë e Kosovës, kurse në anën tjetër për ta përdorur retorikën politike për konsum të brendshëm. Gjykoj se qeveria e re duhet të jetë syhapur karshi një strategjie politike serbe, dhe të filloj menjëherë më një ofensivë  për demontimin e propagandës serbe karshi realitetit të shtetit të Kosovës, i cili është njohur ndërkombëtarësh”, ka thënë analisti politik Hidajet Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat