“Kryeneçësia e Kurtit po vonon formimin e Qeverisë”

Politika

“Kryeneçësia e Kurtit po vonon formimin e Qeverisë”

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 12 janar 2020 Në ora: 11:43
Albin Kurti

Vonesat në formimin e qeverisë, dita ditës po bëhet edhe më e mundimshme si për qytetarët ashtu edhe institucionet e vendit të cilat mund edhe të kenë dëm në qoftë se nuk formohet sa më shpejt Qeveria. Ka 3 muaj që nga mbylla e zgjedhjeve dhe fillimin e bisedimeve mes dy partive LDK-LVV, dhe që përveç bisedimeve nuk kanë arritur të nënshkruar asnjë marrëveshje. Kurti dhe Mustafa nuk po arrijnë të merren vesh që të formojnë Qeverinë dhe në këtë mënyrë vendi të ketë ku të drejtohet.

Së fundi, edhe Presidenti i vendi, Hashim Thaçi, i ka bërë ftesë kreut të VV-së, Albin Kurti, që të bisedojnë dhe të kenë një emër kandidues për kryeministër. Thaçi edhe i japi ultimatum 48 orë Kurtit të dërgoj emrin, por që ky i fundi nuk I dërgoi ende emër propozues. Vonimi i Qeverisë do të ndikojë gjithashtu edhe në buxhetin e Kosovës, pasi që pa Qeveri dhe Kuvendi nuk nxjerr një vendim, dhe kështu nuk do të mund të realizohet asnjë pagesë.

Profesori, Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, tregon se si u zhvillua vonesa e formimit të Qeverisë, duke filluar që nga rezultatet përfundimtare e deri tek një marrëveshje mes dy partive LDK-LVV. Më tej, Profesori, shprehët që të dy subjektet politike dhe dy kandidatët për kryeministra, nuk kanë lëshuar as një program që do të kenë një qeveri më ndryshe se PAN dhe as për pika të tjera të cilat populli I ka besuar të dy subjekteve.

Bytyçi, tha që përgjegjës kryesor është kryeneçësia e Albin Kurtit, se është mashtrim premtimi i Albinit se përkushtohet për shtet e jo për pushtet.

“Formimi i Qeverisë së Kosovës jo vetëm po vonohet, por mesa duket nuk do të realizohet sipas vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Vonesa u shkaktua për disa arsye. Kryesore është fakti se Serbia dhe Hashim Thaçi arritën qëllimin e tyre për ta sabotuar krijimin e një koalicioni midis dy fituesve, VV dhe LDK-së. Fillimisht ata futën në lojë Valdete Dakën, duke e nxit që ta shtyjë pa fund çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. Më pas duke nxit eksponentë të të dy partive politike që të sabotojnë lidhjen e marrëveshjes për qeverisje. Kësisoj koha ishte aleati kryesor i Serbisë dhe presidentit të Kosovës, të interesuar gjithashtu që ky koalicion të mos arrihej.

Image
Enver Bytyçi

Nëse keni vënë re, të dy subjektet politike dhe dy kandidatët për kryeministra u larguan nga programi elektoral. Nuk flasin tashmë as për koalicion, as për kushte në dialogun Prishtinë-Beograd, as për shkarkimin e Hashim Thaçit, as për një qeverisje ndryshe nga ajo e PAN, madje nuk kanë lëshuar asnjë projekt në publik për luftën që do të bëjnë kundër korrupsionit apo për tema të tjera, për të cilat ata janë zotuar e betuar në fushatë elektorale. Kjo zbehje ka krijuar zhgënjim te qytetarët, të cilët patën pritshmëri të lartë nga dy protagonistët fitues, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Retorika e fundit e kreut të VV kundër presidentit të vendit nuk ka ndihmuar që opinioni publik të forcojë besimin e mëparshëm te ai. Përkundrazi loja politike shihet se shkon në favor të komplotit Vuçiq-Thaçi. Ky i fundit pati një takim deri në mesnatë me Listën Srpska. Ndërsa disa deputetë të minoriteteve i janë bashkuar Lidhjes Demokratike. Flitet se kumbarë i këtij aksioni është Hashimi.

Shkurt formimi i institucioneve po dëmton imazhin dhe besimin e qytetarëve të Kosovës te institucionet. Ky është dëmi më i madh që po shkaktohet. Ky dëm do t’i faturohet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ndonëse Vjosën e përfaqëson komplotisti Isa Mustafa. Paradoks i çuditshëm! Fituesi merr riskun, mos pjesëmarrësi në garë, Mustafa, luan fijet e komplotit. Por ja që kjo po ndodh në Kosovë. Kosova është peng i egos dhe cinizmit të dy bashkëbiseduesve për krijimin e qeverisë dhe institucioneve. Të dy, Albini dhe Isa, janë njësoj përgjegjës për këtë situatë alarmante për fatin e shtetësisë së Kosovës. Ishte sfidë krijimi i këtij koalicioni. Për zotin Kurti ishte sfida e parë. Por mesa duket ai nuk do ta kapërcejë këtë sfidë. Ndonëse në fillim fajësova Beogradin dhe Hashim Thaçin për këtë dështim të derisotëm, në fakt përgjegjës kryesor është kryeneçësia e Albin Kurtit. Kjo do të thotë se është mashtrim premtimi i Albinit se përkushtohet për shtet e jo për pushtet”, ka përfunduar Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat