Ish-agjenti i SHIK-ut me deklaratë të fuqishme për Baton Haxhiun: Stanishiq, kordinator i UDB-së, e tash zagar i...

Politika

Ish-agjenti i SHIK-ut me deklaratë të fuqishme për Baton Haxhiun: Stanishiq, kordinator i UDB-së, e tash zagar i...

Nga: N.Sh. Më: 14 janar 2020 Në ora: 10:00
Naim Miftari dhe Baton Haxhiu

Pas deklaratës që e dha Baton Haxhiu, se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar dy herë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kemi pasur shumë reagime, sidomos të Vetëvendosjes.

Sipas gazetarit Haxhiu, Thaçi e Kurti janë takuar dy herë të tjera gjatë kësaj faze derisa VV e LDK po bisedojnë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit për formimin e qeverisë së re.

Haxhiu thotë se, takimi mes tyre ka qenë sekret dhe ka zgjatur shumë pasi kanë biseduar gjatë.

“Janë takuar edhe dy herë të tjera, pas kamerave, janë taku gjatë, janë takuar dy herë gjatë gjatë kësaj kohe, zoti Albin Kurti dhe zoti Hashim Thaçi, janë takuar gjatë unë nuk e di përmbajtjen se çfarë kanë folur, janë treguar korrekt dhe nuk e kanë bërë publike këtë”, tha Haxhiu.

Por, me një deklaratë të Baton Haxhiut, nuk po pajtohet as ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai e quan të rrejshëm këtë deklaratë të Haxhiut.

“E para, pohimi i Baton Haxhiut, Stanishiqit është pohim i rrejshëm, i qëllimshëm pasi Hashim Thaçi ka frikë se mundet me demasku dhe mundet me e qua te veni veç Albin Kurti nëse vjen në pushtet. Të gjithë e dimë se Baton Haxhiu ishte koordinator i UDB-së dhe Stanishiqit, e sot është zagar i Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, nuk duhet me u merr me kësi propagandash të UDB-së dhe SHIK-ut.

“Shumë nuk di, por një di të ju them me plotë bindje dhe argumente se kundërshtari i vetëm serioz kundër Hashim Thaçit dhe klanit kriminal të tij është Albin Kurti. Bëhet pyetja pse Batoni dhe Stanishiqat e tjerë shqipfolësa e bëjnë aq të madhe dhe japin një lajm të rrejshëm”, thotë Miftari i cili shton se, kaq shumë zor nuk i kanë dhënë as kur Thaçi takohej në mënyrë sekrete në Itali, Francë dhe Amerikë me Vuçiqin e Daçiqin.

Kujtojmë se Thaçi dhe Kurti janë takuar edhe zyrtarisht me 6 janar të 2020, takim ky që ishte i pari zyrtar mes dy liderëve, por shumë dëshpërues pas nuk ka nxjerr rezultate në caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat