Oferta e fundit e VV-së për LDK-në, vjen paralajmërimi për Isa Mustafën – ky është qëllimi i Albin Kurtit

Politika

Oferta e fundit e VV-së për LDK-në, vjen paralajmërimi për Isa Mustafën – ky është qëllimi i Albin Kurtit

Nga: G.B Më: 14 janar 2020 Në ora: 21:17
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një ofertë të re për LDK-në, duke shtuar numrin e ministrive në 14, nga 12 sa ishin paraparë.

Lidhur me këtë ofertë dhe se a duhet të shtohet numri i ministrive, për gazetën “Bota sot” ka folur njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se oferta i duket qesharake dhe jo serioze dhe me këtë ofertë po bën tregti.

Image
Rexhep Shahu

“Mendoj se kjo ofertë e VV është "shto ujë e shto miell". Nuk më duket serioze por qesharake. VV me këtë lloj oferte bën tregti ndërsa mendoj se nuk është çështje tregtie kjo marrëveshje, por është domosdoshmëri. Nëse VV e do LDK për material mbushës, nëse e do me mbushë thesin me byk, kjo nuk është marrëveshje partnerësh, por nëse e do për partner, atëherë duhen ndarë përgjegjësitë”, është shprehur ai.

Shahu vlerëson se LDK nuk po hyn në qeveri që të realizojë ëndrrat e Kurtit, por që ta realizojë programin e përbashkët për të cilin janë dakorduar.

“LDK nuk hyn në qeveri të mbushë vrimat apo të realizojë ëndrrat e Albinit, LDK hyn me VV ta realizojë atë program të përbashkët që janë dakorduar. LVV me anë të kësaj letre apo oferte për LDK po tregon se po mendon për portofole e për emra konkret për këto portofole. E për atë që dikush shprehet pro e dikush kundër kësaj oferte, kjo vjen nga lodhja e bezdia. Por politikisht nuk është ofertë korrekte e serioze, është vazhdim i një lloj konspiracioni e fshehtësisë me të cilën operon VV”, ka theksuar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

Sipas tij, LVV nuk i ka kushtet e kalorësit, e ka shalën por nuk e ka kalin.

“Nuk ka nevojë për fshehtësira e konspiracione, as të shtojë portofole, por ka nevojë për besim të ndërsjellë, për ta konsideruar LDK partner e jo shërbëtore të VV, për të ndarë përgjegjësi e pushtet e jo për ta pasur subjekt të nënshtruar. Sepse nuk i ka kushtet e kalorësit VV, ajo ka shalën, por nuk ka kalin”, ka deklaruar Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat