Gabimi fatal i VV-së, që e çoi marrëveshjen me LDK-në në rrugën qorre - Bota Sot
Gabimi fatal i VV-së, që e çoi marrëveshjen me LDK-në në rrugën qorre

Politika

Gabimi fatal i VV-së, që e çoi marrëveshjen me LDK-në në rrugën qorre

Nga: A.M. Më: 14 janar 2020 Në ora: 22:46
LDK-VV

Edhe pse kanë kaluar tashmë tre muaj, Lëvizja Vetëvendosje nuk po mundet që të krijojë qeverinë e re të Kosovës, përkundër që është fituese e zgjedhjeve.

Përgjatë kësaj kohe, Lëvizja Vetëvendosje kanë zhvilluar takime të njëpasnjëshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të arritur një marrëveshje për koalicion.

Ndërsa, në fillim të kësaj jave, VV-ja ka propozuar një ofertë të re për LDK-në, ku ofron rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, ka komentuar për “Bota sot”, situatën e krijuar kohëve të fundit në politikë.

Ai thekson se krijimi i Qeverisë së Kosovës është vonuar shumë, dhe se tani është vështirë të arrihet një konsensus.

Image
Blerim Burjani

 

"Duket e vonuar shumë, këtë do të duhej që në fillim, tash marrëveshja ka marrë teposhtëzen pra është  vështir të arrihet një konsensus i sinqertë", ka thënë ai për "Bota sot".

Për me tepër, ai e sheh si gabim fatal zgjedhjen e kryeparlametarit nga VV-ja, pasi që kjo edhe ka stopuar marrëveshjen. 

“Gabimi fatal i VV ishte zgjedhja e kryeparlamentarit pa marrëveshje, pra stopoj edhe marrëveshjen. Tash nga zeroja nuk mund të fillohet dhe kjo ka çuar në rrugë qorre, s`ka dalje më, edhe pse propozimet e VV që t'i jepet edhe presidenti edhe ministri shtesë nuk janë më valide dhe serioze sipas LDK, presidenti nuk garantohet aq lehtë, me fjalë, po por nuk e  di kush çfarë do të ndodhe deri 2021”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

Në fund, Burjani ka theksuar nuk ka asnjë garancion politik dhe gjasat janë minimale për marrëveshje.

“Pra s`ka kurrfarë garancioni politik nuk mjafton fjala e dhënë, përveç kësaj ka edhe shumë interesa tjera siç janë bordet  edhe pse të pavarura LDK dëshiron proporcionalisht të gjitha ti ndaj kjo nuk e arsyeshme për VV, pra gjasat janë minimale plotësisht” ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat