Pse po i shkel premtimet e veta Albin Kurti?

Politika

Pse po i shkel premtimet e veta Albin Kurti?

Nga: A.J Më: 15 janar 2020 Në ora: 09:51
Foto

Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit fushatën e filloj më idenë e zvogëlimit të numrit të ministrive në 12, ku doli që kjo i sjelli edhe vota shumë, ani pse që nga fillimi Vetëvendosje ishte partia e cila shihej si fituese, pasi Albin Kurti arriti ti bind qytetarët më fjalimet e tij bindëse.

Albin Kurti në çdo tubim që kishte apo në çdo paraqitje televizive i prerë ka qenë sa i përket zvoglimit të numrit të ministrive dhe për një gjë të tillë ishte duartrokitur nga të gjithë. Sot në kohen kur Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po mund të arrin një marrëveshje për bashkëqeverisje ideja e 12 ministrive duket se u harrua nga vetë Kurti derisa një ofertë të re ia bërë LDK-së por tash më shtimin e numrit të ministrive në 14.

Një pyetje që do ti behet këto ditë Albin Kurtit është mese e thjeshtë, pse Albin Kurti, pse hoqe dorë nga ideja që të sjelli aq shumë vota e njërit i bërë të besojnë se kjo mund të ndodh.

Në kuadër të kësaj ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë se vet Kurti ka heq dorë nga idetë e veta që për te arritur marrëveshjen më LDK-në duhet edhe të sakrifikohet nëse bie puna edhe ti shkel edhe premtimet e veta që më zë të lartë dikur i thoshte.

LVV-ja e LDK-ja ishin marrë vesh që qeveria e tyre të mos ketë më shumë se 12 ministri, por për shkak të mosmarrëveshjes në ndarjen e tyre Vetëvendosja gjatë të hënës ia ka dorëzuar një ofertë LDK-së, në të cilën propozohet të rritet në 14 numri i ministrive. Kjo ofertë tashmë nga njohësit e çështjeve politike në vend po shihet si propozim për t’i përmbushur apetitet për pushtet të të dyja partive.

Përveç kësaj, Vetëvendosja ka treguar edhe si do të shtohen dhe cilat do të jenë dy ministritë e reja. “Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit ndahet, ashtu që Kultura dhe Rinia i bashkëngjiten Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, ndërsa Sporti i bashkëngjitet Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal janë dy nga tri ministritë që u jepen pakicave. Ministria e tretë është ajo për Komunitete”, thuhet në ofertën e Kurtit dërguar Mustafës.

Sa i përket çështjes së presidentit, Vetëvendosje ka kërkuar që të bëhet një formulim i përbashkët për çështjen e presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat