Shuhen shpresat për koalicionin LDK-LVV, ja ku po çalon marrëveshja

Politika

Shuhen shpresat për koalicionin LDK-LVV, ja ku po çalon marrëveshja

Nga: A.J Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:28
Mustafa,Kurti e Osmani

Marrëveshja e Vetëvendosjes më Lidhjen Demokratike të Kosovës, duket se nuk do të ndodh asnjëherë. Deklaratat e fundit kontradiktore të zyrtareve të LDK-së kanë bërë që marrëveshja më Vetëvendosjen të shihet si diçka e pamundur.

Krejt kjo për shkak se në LDK nuk janë një zëri sa i përket kësaj marrëveshjeje. Kështu bën të ditur një burim i gazetës “Bota sot” brenda LDK-së. Ai ndër të tjera ka deklaruar se marrëveshja me Vetëvendosjen vështirë se do të ndodh. Por, një gjë e tillë përfundimisht do të dihet në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, i cili i fundit vendosë se a ka marrëveshje apo jo.

“Një marrëveshje me VV-në nuk e besoj se do të ndodh dhe kjo për shumë arsye. Ka dallime të shumta në LDK sa i përket marrëveshjes më VV-në dhe kjo është parë edhe mbrëmë me deklarata krejt të kundërta njëra më tjetrën” ka thënë një burim i “Bota Sot”, brenda LDK-së.

Kujtojmë se Agim Veliu dhe Vjosa Osmani kanë dalë sërish me deklarata të ndryshme për ofertën e VV-së. Derisa Veliu nuk është shprehur aspak i gatshëm për marrëveshjen me këtë parti duke shfaqur një refuzim ndaj ofertës së fundit të saj, bashkë partiakja e tij, Vjosa Osmani është parë me një optimizëm për marrëveshjen bashkë qeverisëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat