A do të ketë Qeveri teknike nëse pranojnë LDK-ja dhe LVV-ja?

Politika

A do të ketë Qeveri teknike nëse pranojnë LDK-ja dhe LVV-ja?

Nga: D.B Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:33
LDK dhe LVV

Qytetarët e Kosovës duhet të mendojnë për zgjidhje tjera, sepse kjo situatë është pa zgjidhje në mes LDK-së dhe VV-së.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, do të ishte shumë pozitive për popullin që LDK-ja dhe VV-ja të pajtohen mes vete në mënyrë që të kenë një Qeveri teknike me një mandatar të përkohshme deri në zgjedhje.

“Deri në 6 apo 9 muaj, mund të funksionojë një qeveri e tillë, por gjatë kësaj periudhë duhet të kryhet reforma zgjedhore dhe të bëhen ndryshime kushtetuese dhe të shkohet në zgjedhje, opsioni i dytë qeveri e zgjeruar për 9 muaj, me një mandatar konsensual të parive parlamentare, opsioni i tretë LV dhe LDK të jepni mandatarin jashtë partive të tyre, deri në zgjidhje të problemeve në mes tyre, pastaj të rizgjidhet një mandatar konsensual”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat