Kosova e rrezikuar nga shërbimet e huaja, eksperti i sigurisë zbulon metodat që po përdor Serbia e Rusia

Politika

Kosova e rrezikuar nga shërbimet e huaja, eksperti i sigurisë zbulon metodat që po përdor Serbia e Rusia

Nga: N.Sh. Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:20
Vladimir Putin

Dy shtetas rus janë arrestuar të hënën në mëngjes në Sarpel të komunës së Leposaviqit, pasi kishin kaluar ilegalisht në territorin e Kosovës.

Për këtë çështje, të shtetasve rus të cilët kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, por edhe për shërbimet të huaja të cilat veprojnë në Kosovë ka folur profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami.

Sipas tij, në Kosovë nuk është hera e parë që po ndodhin hyrje ilegale të shtetasve rusë, duke shtuar se në Republikën e Kosovës, ka shumë shërbime inteligjente të huaja që veprojnë.

Image
Avni Islami

Islami thekson se, kjo nuk është hera e parë, madje nuk do të jetë as e fundit ku shtetas rusë të kamufluar hyjnë në Kosovë ilegalisht.

Eksperti i sigurisë, shton se, Kosova por edhe Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë duke “vluar” nga shërbimet inteligjente të huaja, e sidomos nga ai rus dhe serb.

“Duhet theksuar se Rusia me Serbinë janë të angazhuara maksimalisht për destabilizimin e Ballkanit, duke përdorur metoda të sofistikuara sidomos propagandën kundër vendeve të perëndimit në mënyrë që ta rris ndikimin e vet në Evropë, në kuadër të kësaj edhe Kosova është vendi  i atakuar nga shërbimi ruso-serb e të cilat e kanë shumë më lehtë ta shtrijnë ndikimin e vet përmes minoritetit serb”, thotë Islami.

Sipas tij, duke ju falënderuar shërbimeve të Sigurisë së vendit tonë dhe shërbimi inteligjent të sigurisë, të cilat janë të mandatuar nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që ta ruajnë paqen dhe sigurinë në vendin tonë, deri më sot kanë zmbrapsur tentativat për destabilizim dhe kësisoj Kosova ka arrit ta ruaj gjendjen e sigurisë dhe stabilitetit të saj.

“Po ashtu edhe në të ardhmen nuk pres destabilizim për shkak të vigjilencës së institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe vendeve mike të cilat në bashkëpunim me institucionet e sigurisë, do ta ruajnë paqen e përhershme në Kosovë”, tha Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat