Më në fund flasin nga VV-ja për takimin e fshehtë të Kurtit me Thaçin

Politika

Më në fund flasin nga VV-ja për takimin e fshehtë të Kurtit me Thaçin

Nga: A.J. Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:39
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Në media është raportuar për një takim të fshehtë të mundshëm mes Albin Kurtit e Hashim Thaçit derisa asnjeri nga ta nuk kanë deklaruar zyrtarisht se a është zhvilluar një takim i tillë ndërmjet tyre apo jo.

Reagime nga më të ndryshmet ka pasur, por Vetëvendosje nuk është se deri tani ka komentuat deklaratat e tilla.

Zyrtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri në një prononcim “Bota Sot” ka shpjeguar se takim mes Thaçit e Kurtit të fshehtë nuk ka pasur dhe ai është i bindur se as që do të ketë.

Image
Agim Bahtiri

 

“Unë po ju garantoj se asnjë takim mes Hashim Thaçit e Albin Kurtit nuk ka ndodhur në fshehtësi dhe as që do të ndodh ndonjëherë. I di unë qëndrimet e Albin Kurtit dhe e di qëndrimin që ai ka për Hashim Thaçin dhe një takim se ka bërë asnjëherë” ka thënë zyrtari i Vetëvendosjes Agim Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat