Marrëveshja me Vetëvendosjen ndanë LDK-në në dy pjesë, thellohet përçarja brenda partisë

Politika

Marrëveshja me Vetëvendosjen ndanë LDK-në në dy pjesë, thellohet përçarja brenda partisë

Nga: A.M. Më: 15 janar 2020 Në ora: 19:00
Agim Veliu, Vjosa Osmani

Mos arritja e një marrëveshjeje ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si duket ka shkaktuar problem të shumta. Përveç asaj që vendi tash e tre muaj nga zgjedhjet nuk e ka qeverinë e saj, një problem tjetër është se ka përçarje ndërmjet zyrtarëve të VV-së, të paktën kështu lihet të nënkuptohet. Vjosa Osmani dhe Agim Veliu janë dy zyrtarët e LDK-së, të cilët kanë dal publikisht me deklaratat e  tyre lidhur me koalicionin pro apo kundër.

Por, si duhet këtë dy zërat më të fuqishëm të LDK-së në këtë çështje kanë gjetur mbështetjen edhe nga bashkë partiakët e tyre.

Ndër ta, është edhe  Lutfi Zharku, i cili në mbrëmjen e së mërkurës ka publikuar një fotografi të Isa Mustafës, Agim Veliut dhe Lufti Hazirit. Në mbishkrimin e fotos shkruhet “atëherë këta ishin me mua, sot unë jam me këta!”

Duke u bazuar edhe në deklaratat e tyre publike, po ashtu edhe në postimet e tyre në rrjete sociale, Osmani ka marrë mbështetje nga deputetë si: Haxhi Avdyli, Marigona Geci , Armend Zemaj, Arban Abrashi si dhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Po ashtu, disa nga këtë të fundit e kanë shpërndarë edhe postimin e Osmanit  e cila tha se “Pyetja që shtrohet sot për kundërshtuesit, penguesit e bllokuesit e ndryshimit, në një kohë kur Kosova rrezikon të zbrazet e të shndërrohet në shtet të dështuar, është pikërisht e njëjtë me atë që Ambasadori i atëhershëm amerikan e bëri në zyret tona në orët e vona të mbrëmjes në prezencë të zyrtarëve të LDK e LVV në v.2017: Çfarë do ju duhet partia kur nuk do të ketë më kosovë?”.

Të lartpërmendurit nuk e kanë shpërndarë në rrjetet sociale ofertën të cilën sot LDK ia bëri Vetëvendosjes rreth koalicionit.

Ndryshe nga këta, deputetë si Avdullah Hoti, Shkëmb Manaj, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Imet Rrahmani, Salih Morina si dhe zyrtarët e LDK-së, Bajram Gecaj e Valon Murtezaj, kanë shpërndarë këtë ofertë në profilet e tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat