Kërkohet nga Albin Kurti dhe Isa Mustafa ta tejkalojnë egon e tyre personale

Politika

Kërkohet nga Albin Kurti dhe Isa Mustafa ta tejkalojnë egon e tyre personale

Nga: A.M. Më: 16 janar 2020 Në ora: 18:42
Albin Kurti, Isa Mustafa

Njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, posaçërisht liderët e këtyre partive Albin Kurti dhe Isa Mustafa duhet të  tejkalojnë egot personale.

“Gjykoj se dy partitë politike duhet të gjykojnë rascionalisht, pasi vendi ka nevojë më shumë se kurrë për një qeverisje, e  cila vepron e punon për interesa qytetare. Dy partitë politike e posaçërisht dy lideret, duhet të tejkalojnë egot personale e partiake për të ndërtuar një besim të mirëfilltë qytetar dhe për të përfaqësuar vullnetin qytetar të 6 tetorit. Oferta e fundit nga VV-ja duhet të shqyrtohet me seriozitet nga LDK-ja, pasi vendi nuk ka nevojë të humb kohë pa institucione, pasi potencialisht do të ketë kosto të papërballueshme për Republikën”.

Sipas, Ahmetit, të nëse këto dy parti nuk i gjykojnë ofertate njëra-tjetrës jashtë interesave personale e partiake, atëherë do t`i pret  ndëshkimi elektoral.

Image
Hidajet Ahmeti

 

“Te dy partitë politikë kane mekanizmat  e brendshëm për të diskutuar çdo oferte e cila vije nga njëra apo tjetra, por mbi te gjitha këto oferta duhet të gjykohen jashtë interesave personale e partiake. Nëse gjëra të tilla nuk gjykohen seriozisht, qytetaret do të zhgënjehen dhe një ndëshkim elektoral i pretë të gjithë ato individ apo parti të cilat manipulojmë me vullnetin qytetar”, ka përfunduar Ahmeti për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat