“Testamenti” i fundit  i Smajl Hajdarajt i shkruar një muaj para vrasjes

Politika

“Testamenti” i fundit  i Smajl Hajdarajt i shkruar një muaj para vrasjes

Nga: A.M. Më: 17 janar 2020 Në ora: 14:16
Komandanti Ismail Hajdaraj, Presidenti historik, Ibrahim Rugova

Para dy viteve djali i deputetit Smajl Hajdarajt, Shpëtimi,  pati publikuar letrën e të atit, të cilin e kishte shkruar në dhjetor të vitit 2001, përkatësisht një muaj para vrasjes.

Me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, gazeta “Bota sot” e riboton këtë letër, me shpresë që ata të cilët e bënë këtë krim të dalin para drejtësisë.

Nga familja e komandantit Hajdaraj kjo letër vlerësohet si “testamenti i fundit”.

Smajl Hajdaraj ndër të tjera në këtë letër shkruan se “organizimin ushtarak dhe luftën e mirëfilltë gjithnjë e ka penguar një grup që për koncept ushtarak e kishin konceptin jashtë institucional”.

Letra e plotë:  

"Testamenti i fundit " i Smajl Hajdarajt. Rreth një muaj para vrasjes (dhjetor 2001).

Mendim           

Edhe pse fillimi i luftës çlirimtare më gjeti udhëheqës partiak (Kryetar i LDK-së për Rugovë) nuk jam hamendur fare por me tërë potencialin tim politik dhe autoritativ i jam bashkangjitur luftës së shenjtë çlirimtare. Kështu ndodhi edhe me një pjesë të aktivistëve të LDK-së dhe me pjesën më të madhe të anëtarësisë.

Që nga fillimi i veprimit të Shtabit Rajonal të Rugovës (komandant i të cilit isha deri më 14 janar 1999) e deri me ranjën e Rugovës si teritor (me 21 prill 1999) Rugova dhe Rugovasit bënë një luftë karakteristike dhe shumë përmbajtësore:

a) Teritori i Rugovës u mbajt teritor i lirë (Rugova ra me 21 prill 1999)

b) Gjatë tërë kohës bëmë pranimin,strehimin dhe përcjelljen e dhjetëra mijëra të ikurve nga zona e Rrafshit të Dukagjinit.

c) Bëmë pranimin ,strehimin dhe sistemimin e ushtarëve të përzënë nga Rrafshi i Dukagjinit.Pjesa më e madhe e tyre kërkuan përcjelljen gjë të cilën ua kemi mundësuar.

d) Teritori i Rugovës dhe ushtria e saj u vunë në shërbim të përhershëm për kalimin dhe furnizimin e zonave të Kosovës me armatim dhe municion të domosdoshëm.

 

Mendoj se këto të vërteta dhe këto punë nuk duhet të harrohen nga askush , e aq më parë nga hierarkia ushtarake e UÇK-së. Vlenë te theksoj se organizimin ushtarak dhe luftën e mirëfilltë gjithnjë e ka penguar një grup që për koncept ushtarak e kishin konceptin jashtëinstitucional. Ushtrinë çlirimtare donin ta familjarizojnë, ta privatizojnë dhe shfrytëzojnë për interesa karieriste dhe thjeshtë personale. Këtë e ka dëshmuar edhe koha. Lufta e tyre më e madhe ishte kundër atyre pak institucioneve të krijuara dhe ndaj pjesëtarëve të LDK-së (lexo shumica rugovase). Më në fund .Jam tepër i emocionuar për lirinë e fituar dhe njëherit bëj apel që të angazhohemi të gjithë së bashku për ndërtimin e Pavarësisë së Kosovës-qëllim yni i tanishëm.

Ismail Hajdaraj

ish Kom. i Shtabit Rajonal të UÇK-së për Rugovë

Image
Letra
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat