Padia ndaj Haradinajt, a ndikon në raportet Kosovë-Shqipëri?

Politika

Padia ndaj Haradinajt, a ndikon në raportet Kosovë-Shqipëri?

Nga: G.B Më: 17 janar 2020 Në ora: 14:47
Ramush Haradinaj dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka paditur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

E për këtë, ai ka thënë se do t’i përgjigjet.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë se duhet të dallohet politika nga faktet materiale juridike, derisa padinë e ka quajtur të pakuptimtë.

Image
Blerim Burjani

“Duhet të dallohet shprehja e lirë e mendimit prej asaj që quhet politikë prej fakteve materiale juridike, duhet të konstatohet së pari a është e bazuar një padi e tillë në një gjykatë, kjo ndodhë vetëm në mes shqiptarëve, është padi e pakuptimtë. Kjo është temë politike që nuk duhet involvuar gjykata madje me çështje konfuze, asnjë gjykatë nuk mund të konstatojë aktin e tillë, pra tradhtinë pa fakte dhe prova reale objektive të bazuara”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, është për të ardhur keq që ka ndodhur e gjithë kjo, por që raportet janë personale dhe jo në mes të dy shteteve.

“Për të ardhur keq pse ka ndodhur deri në këtë masë shqetësimi që janë fakte politike, kjo natyrisht shpjegohet si e dëmshme për të dy kryeministrat e të dy shteteve, raportet janë më tepër personale se sa raporte ndërmjet shteteve, këto janë qëndrime politike edhe të Haradinajt edhe të Edit, që nuk i përkasin shqiptarëve as në Kosovë e as në Shqipëri”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat