Mulliqi: Bisedimet më Serbinë marrëveshja që pritet të realizohet, po i vë në siklet LVV-në dhe LDK-në

Politika

Mulliqi: Bisedimet më Serbinë marrëveshja që pritet të realizohet, po i vë në siklet LVV-në dhe LDK-në

Nga: D. B. Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:23
LDK-LVV

LVV dhe LDK, që nga fillimi nuk ishin të sinqerta me njëra-tjetrën, kjo për faktin se ato më shumë shpërfaqën rivalitet se sa partneritet.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se LVV, por edhe LDK negociatat për koalicion bashkëqeverisjes i nisën duke bërë përpjekje për ta mbizotëruar njëra -tjetrën, së cila të përfiton më shumë në opinionin e gjerë publik, duke harruar për partneritet serioz, duke harruar gjithashtu së dolën fitues në këto zgjedhje në emër të ndryshimeve, aq të nevojshme për Kosovën.

“Hile natyrisht pamë edhe karshi Vjosa Osmanit si e nominuar për kryeministre nga LDK-ja, nga ana e VV, e cila po sillet karshi saj, sikur ajo të ishte anëtare e saj, e jo e një subjekti tjetër politike. Vjosa po gjendet në mes dy zjarreve që e kanë fut Kurti dhe Mustafa. Që të dytë Vjosën e shohin më shumë si rivale politike, së sa që ajo duhet pasur rolin e vet konstruktiv në këto bisedime për të arritur marrëveshjen për koalicion. Vjosa Osmani, duke shpalosur programin e saj politik, i kishte bërë me dije VV, që të dëshmojnë përtej retorikës dhe teorisë së tyre, duke i bërë më dije Kurtin së nuk ka çka të dyshon në sinqeritetin e LDK dhe te saj. Tutje ajo ka thënë se Kurti dhe partia e tij po helmojnë qytetarët se LDK do të shkojë në koalicion me PDK-në. “Kur unë them kurrë me PDK, mbetet kurrë me PDK-në. Sa po kalon koha ka filluar edhe një lloj fushate denigruese kundër Osmanit më grafite dhe video spote të anëtarëve apo simpatizantëve të VV, që janë metoda linquese, të cilat vetëm sa po e vështirësojnë punën e koalicionit. Dihet së kur kalon kohë e gjatë pa ndonjë marrëveshje, atëherë vijnë në shprehje ndërskamcat edhe te partive që kanë mbetur jashtë lojës, dhe paraqitën divergjencat programore, idelogjike, vijnë në shprehje apetitet e ndryshme karrierste për poste e pushtet”, ka thënë analisti Skender Mulliqi.

Sipas tij, ajo që po e vështirëson punën e koalicionit më duket mua lidhet kryekëput, që postet pushtetarë tu takojnë atyre , apo ti kontrollojnë njerëzit , të cilët kanë biznese dhe pasuri edhe të paligjshme.

“Edhe këto makinacione politike të cilët po bëhen në një mënyrë apo tjetër, e kanë futur midis dy zjarreve dhe madje edhe në kurthe të dy anshme Vjosa Osmanin. Para qeverisë se re, janë sfidat më të mëdha dhe më të zorshme që nga pas lufta. Duket qartë së edhe kjo është duke ndikuar sidomos të Albin Kurti , që të marr ose jo barrën e gjithë kësaj përgjegjësie. Bisedimet më Serbinë dhe një marrëveshje që pritet të realizohet, po i ven në siklet dhe mëdyshje LVV dhe LDK, së si të veprojnë, kur dihet së faktori ndërkombëtar, në këtë pikë nuk do të lejon vonesa shumë të mëdha. Dhe, dihet se ende nuk ka kaluar krejt rreziku i ndarjes se Kosovës mbi baza etnike”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai konsideron se problemet e mëdha të grumbulluara që shumë vite të natyrës ekonomike sociale, janë një sfidë ndoshta e pa përballueshme për VV dhe LDK, si dhe  kërkesat shumë të natyrshme të reformave në organet e drejtësisë.

“E them këtë sepse pas këtyre vjen menjëherë lufta kundër korrupsionit, konfiskimi i pasurive të paligjshme, e shumë të tjera. Të gjitha këto janë ato që po e vështirësojnë punën e arritjes e koalicionit, së sa lojërat tjera të ndërsjella që po e shohim. te gjitha këto sikur po e frikësojnë Kurtin, por edhe LDK, si sfida për ndryshime përmbajtjesore, e jo kozmetike, që po kërkohen nga populli të bëhen, për çka edhe votuan”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat