Pas vrasjes së dëshmitarit të Gjykatës Speciale, vjen paralajmërimi nga eksperti i sigurisë: Ja çfarë mund t’ju ndodhë dëshmitarëve tjerë

Politika

Pas vrasjes së dëshmitarit të Gjykatës Speciale, vjen paralajmërimi nga eksperti i sigurisë: Ja çfarë mund t’ju ndodhë dëshmitarëve tjerë

Nga: N.H Më: 17 janar 2020 Në ora: 20:49
Selia e Gjykatës Speciale

Vrasja e Nazmi Rrustemit nga Prishtina ka tronditur të gjithë. Krejt kjo pasi ky i fundit mendohet të ketë qenë dëshmitar i Tribunalit Special.

Lidhur me ketë çështje, për gazetën “Bota sot”, ka folur njohësi i çështjeve të sigurisë.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Specialja është produkt dhe e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, nga ana e partive që ishin në atë kohë në pushtet (PDK-LDK).

Tërnava kujton kohën kur presidenti aktual e kishte “kallë flak” Kuvendin e Kosovës dhe kërkonte zhbërjen e kësaj gjykate.

“Gjykata Speciale në Hagë, është produkt dhe i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, të partive që ishin në atë kohë në pushtet PDK-LDK. Ishte në atë kohë shumë befasuese nga deputetët e atij Kuvendi, se si pranonin ta miratojnë vendimin e miratimit e kësaj Gjykate në fjalë, kur dihej se ishte kërkesë e Dik Martit në Parlamentin e BE-së, e kur dihej se në këtë Gjykatë do të akuzohen të dyshuarit shqiptar për të bërat e këqija që janë bërë në atë kohë, si vrasje gjatë e pasluftës, kurse për serbet që kane kryer krime lufte, dhe gjenocid në Kosovë, nuk do të përfshihen në këtë. Kishte presione nga ana e Hashim Thaçit se gjithsesi ky vendim duhej të miratohej sikur që u miratua, dhe të paktit deputetë janë që se kanë dhënë votën për këtë vendim. Mbas dy viteve ndodhi që kryetari Hashim Thaçi e “kalli flak” Kuvendin e Kosovës dhe kërkoi zhbërjen e këtij vendimi tani pas sa viteve, por pa sukses. Athua për çfarë arsye tani një Kryetar po aq i zellshëm që ishte për miratimin e vendimit për Gjykatën Speciale, tani e kundërshtonte atë”, ka thënë Tërnava.

Sipas ekspertit Tërnava, shumë nga dëshmitarë tjerë të Speciales janë vrarë, duke thënë se janë raste të njëjta sikurse rasti i Rrustemit.

Image
Hajrullah Tërnava

“Është e kuptueshme se për miratimin e vendimit të kësaj gjykate, ka pas premtime se ai do amnistohet, por gjerat ndërkohë kanë ndryshuar dhe ai kur e ka kuptuar se edhe vet do jetë si i akuzuar, beri çmos që ta zhvlerësoi Specialen, por kotë. Pasluftës UNMIK-u që e kishte pushtetin e asaj kohe, dhe pasandaj EULEX-i kanë marrë në pyetje shumë dëshmitarë të cilët kanë mundur të japin informata për rastet e vrasjeve të ndryshme që janë bërë në kohën 1998, 1999, 2000. Disa nga ata dëshmitarë e kanë marrë epitetin e dëshmitarëve të mbrojtur e që si të tillë janë transferuar në vende tjera dhe iu kanë ndërruar identiteti për sigurinë e tyre. Ka një numër nga ta që kanë mbetur në Kosovë e që janë intervistuar si dëshmitar. Tani shumë nga ta ka që janë edhe të vrarë sikur që ndodhi rasti me Nazmi Rrustemin që tani thuhet se ishte dëshmitar i mbrojtur, që besoj se për këtë rrallë kush e ka ditur, sepse megjithatë kjo është një fshehtësi që dëshmitarit të tillë i kanoset jeta, gjë që u dëshmua tani”, ka thënë eksperti i sigurisë.

Ai paralajmëron se nëse likuidohen të gjithë dëshmitarët, edhe të akuzuarit nga Specialja do të liroheshin si të pafajshëm sepse nuk kanë argumente për t’u dënuar.

“Dëshmitarët e tillë si Nazmiu nuk është i vetmi i vrarë, por ka edhe të tjerë si në Kosovë edhe jashtë vendit, së paku ka pas akuza të tilla, që deri më tani janë vrarë,dhe deri më tani për drejtuesin janë NN (të panjohur vrasësit) sepse këta vrasës janë njerëz të atyre që kanë për t’u përgjigjur për të bërat e tyre në Gjykatën Speciale, dhe sikur të likuidohen të gjithë ata dëshmitarë, edhe të akuzuarit në Speciale do të liroheshin si të pafajshëm sepse nuk kanë argumente për t’u dënuar, pavarësisht që me çmime shumë të majme paguhen ata vrasës, por ky nuk është problem për këta që do të përgjigjen në atë gjykatë, se tani këta persona janë njerëz shumë të pasur dhe kanë me çka me i paguar se gjatë kanë qenë në pushtete të larta”, tha ai.

Sipas Tërnavës, shteti është kapur për fyti, dhe të fortit e shtetit që nga Gjykata Speciale janë të dyshuar, kanë mundur për t’i blerë edhe ata informator.

“Këtu vërehet lëshimi-nënçmimi i atyre dëshmitarëve të situatës, që nuk janë mbrojtur, si nga ata vet, apo nga institucionet e shtetit, që tani edhe ato institucione që i kanë të dhënat për ta si dëshmitar, mund të jenë nën hetime, për këto të dhëna që janë dashur të jenë sekret i rreptë, ose të ishin larguar në shtete tjera, edhe që ndodhë që ata që i kanë marrë në biseda si dëshmitar, iu kanë premtuar sekretin e tyre si dëshmitar. Por, sot kur shteti është kapur për fyti, të fortit e shtetit që në atë gjykatë janë të dyshuar, kanë mundur për t’i blerë edhe ata informator që i kanë marrë në biseda ata dëshmitar, ose edhe ata ,të jenë njerëz të mafisë që e kanë kapur këtë shtet për fyti, prandaj po na ndodhin këto dukuri, dhe nëse e kanë dron-dyshimin se akuzat e tyre mund t’iu shërbejnë për burgosjet e gjata për ta, është e kuptueshme dhe dyshimet bazike janë, se vrasjet e tyre janë për këto shkaqe”, ka theksuar ai.

Në fund eksperti Tërnava ka apeluar që nëse ka edhe tjerë dëshmitarë të tillë sikur i ndjeri Nazmi Rrustemi, dëshmitarët e tjerë duhet të largohen dhe të dërgohen në shtete tjera si dëshmitar të mbrojtur, e mos të nënçmohen dëshmitarët e tillë, sepse nëse ka edhe tjerë, mund t’iu ndodhë edhe atyre po e njëjta gjë, dhe nëse ka të tillë që nuk ju besojnë institucioneve të Kosovës, për mbrojtjen e tyre, të kërkohet mbrojtje tek ambasadat mike të Kosovës si ato të SHBA-së dhe BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat