Thaçi, adresa e vetme, përse LVV dhe LDK nuk po mund të gjejnë kompromisin?

Politika

Thaçi, adresa e vetme, përse LVV dhe LDK nuk po mund të gjejnë kompromisin?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 janar 2020 Në ora: 10:21
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrel, ka kontaktuar me telefon me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me atë serb AleksandarVuçiq, ku mes tjerash ka theksuar nevojën që këto dy vende të rifillojnë dialogun, ndër kohë që në Kosovë vazhdon të mos këtë ende marrëveshje për qeverinë e re.

Dialogu me Serbinë po konsiderohet si çështje e nxehtë dhe shumë e ndjeshme për dy partitë fituese të zgjedhjeve të fundit parlamentare LVV dhe LDK, por nuk është shkaku i vetëm se përse dy partitë që po negociojnë për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, nuk po mund të arrijnë atë tash e tre muaj.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Borrelo do të kërkojë kompromis që nuk do të jetë aspak i lehtë të pranohet nga Kosova, pasi gjithmonë deri me tash, në dialog më Serbinë gjoja për normalizim të marrëdhënieve, pala e Kosovë ka pranuar dhe nënshkruar marrëveshje më shumë në dëm të Kosovës.

Sipas tyre, kërkesa e diplomatit evropian është e palogjikshme, sepse ai në vend që të kushtëzonte Albin Kurtin e Isa Mustafën, për ta formuar sa më shpejtë qeverinë e Kosovës, bën të kundërtën i telefonon Thaçit e Vuçiqit për të rifilluar dialogun e mbetur me Serbinë.

Mulliqi: Dialogu u pranua pa kushte nga pala jonë, dhe kjo shkaktoi dëme

Image
Skënder Mulliqi

Analisti politik, Skënder Mulliqi, ka thënë se emërimi JosepBorrello si përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, që vjen nga Spanja e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, është konsideruar si lajm i mirë për Serbinë.

Sipas tij, Borrelo do të kërkojë kompromis që nuk do të jetë aspak i lehtë të pranohet nga Kosova, pasi gjithmonë deri me tash, në dialog më Serbinë gjoja për normalizim të marrëdhënieve, pala e Kosovë ka pranuar dhe nënshkruar marrëveshje me shumë në dëm të Kosovës.

“Marrëveshjen për "Zajednicën", me disa kompetenca vendimmarrëse dhe marrëveshjen e cila ka filluar edhe te realizohet në terren nga pala malazeze atë të Demarkacionit ku Kosova humb 8200 hektarë tokë. Edhe shumë marrëveshje tjera që u nënshkruan, Serbia kurrë nuk i ka realizuar në praktikë. Dialogu u pranua pa kushte nga pala jonë, dhe kjo na shkaktoi dëme, duke e faktorizuar Serbinë në rajon , dhe duke e afruar atë drejtë BE-së, pa fituar Kosova ama bash asgjë. Madje mbetem si vendi i vetëm në Evrope pa liberalizim të vizave. Hyrja po e kushtëzuar në bisedime me Serbinë pa e pranuar ajo pavarësisë e Kosovës, faktikisht dëshiron  të thotë që do të kemi vazhdim të bisedimeve më shumë të karakterit politik, së sa bisedime teknike siç po quhen”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai konsideron se Kosova figuron ende si pjesë përbërëse në kushtetutën e Serbisë, madje në bisedimet që priten të mbahen dhe që po insistohej të vazhdohen pasi që të konstituohen organet e reja të shtetit të Kosovës, nuk ish dashur të zhvillohen pa u njohur pavarësia.

Borrel insiston te Thaçi e Vuçiq

“Edhe nga Borrelo në bisedimet telefonike që i pati më Thaçin dhe Vuçiqin insistoi që temë e parë do të jetë vazhdimi i dialogut më Serbinë. Duket së është duke u bërë një lloj presioni edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare, që edhe pas formimit të organeve te reja, dialogu të vazhdohet pa kushte, e që kjo bie ndesh më deklarimet e deritashme, të pretendentit për postin e ekzekutivit, Albin Kurti. Nga ky kënd duhet shikuar edhe mos arritjen e koalicionit qeverisës ndërmjet LVV dhe LDK-së deri më tash. Duket së kjo stërzgjatje po lidhet edhe më presionin për ta bindur Kurtin, së bisedimet më Serbinë të fillojnë dhe atë pa kushte” ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Sipas tij, kjo çështje duket së ka hapur dilema edhe te partnerët e koalicionit, andaj varianti më i ri që qarkulloj në opinion së Veliu, të jetë kryeministër ka mundësi që të behët mu për këtë shkak, si më i preferuar për vazhdimin e bisedimeve më palën serbe.

“Edhe Kurti sikur ka dilema pikërisht që lidhen më këtë, a t`i nënshtrohet presionit të ndërkombëtareve, që ky të këtë qasje krejt tjetër kur ta merr postin e kryeministrit. Natyrisht së tema e bisedimeve te Serbinë do të jetë ndoshta njëra ndër sfidat më të mëdha që e presin qeverinë e ardhshme. Tema e bisedimeve do të jetë shumë temë e ndjeshme ,kur dihet së nuk është larguar krejt rreziku i ndarjes etnike të Kosovës, që mund të lidhet edhe me hezitimet e deri tashme që të kemi më në fund marrëveshjen për koalicionin qeverisës”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Dialogu i ndjeshëm

Image
Skënder Zogaj

Analisti politik Skënder Zogaj ka thënë se ngecja e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit aktualisht është problem shumë i ndjeshëm ndërkombëtar që ka të bëjë me sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.

Sipas tij, dialogu është edhe kushti kryesor për procesin integrues të Serbisë dhe Kosovës në BE, që varet nga marrëveshja ndërshtetërore serbo- shqiptare.

“Kjo dihet prandaj diplomacia që 10 vjet insiston për dialogun që jo rastësisht Serbia e neglizhon, sepse i konvenon të përfitojë kohë me shpresën e ndryshimit të raporteve ndërkombëtare, që nga prapavija ia sugjeron Rusia. Kjo është arsyeja kryesore e kërkesës së kreut të diplomacisë evropiane, JosepBorrel për nevojën e vazhdimit të dialogut, që në situatën aktuale, kur Kosova është pa qeveri”, ka thënë analisti politik Skënder Zogaj.

Ai konsideron se presidenti Thaçi, është i vetmi me të cilin mund të bisedohet, madje edhe përkundër pretendimeve të zhurmshme të partive politike që Presidentit Thaçi të mos i lejohet dialogimi me Serbinë.

 “Faktikisht Thaçi është adresa e vetme, se përse LVV dhe LDK nuk po mund të gjejnë kompromisin, për formimin e qeverisë, madje është vështirë të dihet, por përgjegjësia u mbetet sidomos LVV e cila ka qene shumë e zëshme, ndërsa tash për përfitime të pushtetit e ka hedhur pas shpine çështje e shtetit. Nuk mendoj se kjo ka të bëj me "frikën", por ka të bëjë më dëshirën për "trimëri", që është e theksuar tek egocentristët”, ka thënë analisti politik Skënder Zogaj.

Kërkohet goditja e krimit në Kosovë

Image
Xhevat Meha

Ndërsa analisti politik Xhevat Meha ka pohuar se pengesat që po dalin në krijimin e qeverisë se re i shoh si përpjekje të segmenteve brenda LDK-së të lidhura me krimin të drejtuar në krijimin e situatave të cilat pengojnë që ndryshimi të ndodh.

“LDK ka anëtarësinë më të mirë nga të gjitha partitë politike në Kosovë, mirëpo ka segmente brenda strukturave të partisë që janë shumë thellë të lidhura me krimin. E krimi në Kosove është fuqizuar deri në kontroll mbi institucionet e Kosovës dhe kjo sigurisht nga veprimtaria krejt e lirë dhe e papenguar e strukturave të fshehta serbe. Kuptohet se këto struktura të fshehta janë zgjatim i përpjekjeve për kontroll mbi rajonin nga Rusia. Vërshimi i strukturave të drejtpërdrejta të fshehta ruse në Kosovë, përveç se nuk është rastësi, ka edhe domethënie të madhe”, ka thënë analisti politik Xhevat Meha.

Sipas tij, goditja e krimit në Kosovë nga qeveria e re e Kosovës, është goditje në strukturat të cilat kanë ndërtuar kontroll mbi institucionet e Kosovës.

“Vërshimi i strukturave të fshehta ruse në Kosovë po bëhet në përpjekje të krijimit të situatave të cilat do të siguronin vazhdimësinë e kontrollit të këtyre strukturave mbi institucionet e Kosovës. Për mua nuk do të ishte befasi nëse në të ardhmen e afërt kemi aksione të cilat qojnë Kosovën kah destabilizimi dhe kaosi”, ka thënë analisti politik Xhevat Meha.

Borrell kërkon vazhdimin e dialogut

Image
Sulejman Mehazi

Kurse njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka deklaruar se diçka s'është në rregull me krye diplomatin evropian, Josep Borrel,pasi qeveria e re e Kosovës, askund e z. Borrel kërkon nga Thaçi të rifillonte dialogun me Vuçiqin.

 Sipas tij, kërkesa e diplomatit evropian është e palogjikshme, sepse ai në vend që të kushtëzonte Albin Kurtin e Isa Mustafën, për ta formuar sa më shpejtë qeverinë e Kosovës, z. Borrel bën të kundërtën i telefonon Thaçit e Vuçiqit për të rifilluar dialogun e mbetur me Serbinë.

“Dialogun që kërkon Borrel është më shumë i dobishëm për Serbinë e pastaj për mikun e Vuçiqit, Thaçin. Cingërimat telefonike të diplomatit evropian ndaj Thaçit dhe Vuçiqit janë më shumë lojërave politike të Borrelit, Thaçit dhe Vuçiqit, e kurrsesi ndryshe. Me Borrelin, Hashim Thaçi do të ringjallë autoritetin e tij të humbur për ndarjen e Kosovës, e kurrsesi ndryshe do shkëmbime territoresh të Kosovës me Serbinë. Këtë dialog të mbetur mund ta rifillonte vetëm Albin Kurti e jo tjetër kush. Nuk do thonim se zgjatja e marrëveshjes koalicionuese për qeverinë e re mes LVV dhe LDK-së është "frikë", më shumë është mosmarrëveshje të dy partive sesa "frikë, ndaj dialogut me Serbinë. Që gjatë gjithë kampanjës zgjedhore Kurti zotohej se dialogun me Serbinë do ta merr mbi supet e veta. Pra, Kosova do jetë e sigurt ndaj Serbisë vetëm me Albinin e kurrsesi me Thaçin e ndarjes së Kosovës copa, copa”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat