Thaçi se mohoi mundësinë që LDK-së t’ia jap mandatarin, por çfarë thotë Kushtetuta

Politika

Thaçi se mohoi mundësinë që LDK-së t’ia jap mandatarin, por çfarë thotë Kushtetuta

Nga: A.M. Më: 18 janar 2020 Në ora: 14:45
Albin Kurti, Hashim Thaçi, Isa Mustafa

Që nga fundi i vitit të kaluar, Kosova ende nuk e ka formuar ende qeverinë, kjo për shkak që Lëvizja Vetëvendosje nuk po mundet të gjej gjuhën e përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, sot Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para mediave vendore nuk e ka përjashtuar mundësin se nëse Vetëvendosja nuk arrin që të bëjë qeverinë, atëherë mandatarin mund t`i kaloj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhur me këtë deklaratë të Thaçit, njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kalimi i mandatit nga VV-ja në LDK-së është kundër kushtetueses.

Sipas tij, Thaçi po i bënë presion këtyre dy partive lidhur me koalicionin.

“Është kundër kushtetuese  kalimi mandatit në LDK-së. Kjo është e qartë këtë e di edhe Thaçi, ai vetëm po bënë presion ndaj dy palëve për të shtyrë të deklarohen përfundimisht se nuk e do koalicionin në mes tyre. Pra ideja është e tij të i detyroj të deklarohen përfundimisht, a  do a jo bashkëqeverisje, nëse nuk do me shku në zgjedhje, pra duhet të dihet qartë dhe të tejkalohet gjendja e caktuar, nuk ka deri tash gatishmëri për bërë koalicion, dhe kjo po sjell konfuzitet edhe në opinion, por edhe po shkakton defitizem të përgjithshëm në vend”, ka thënë ai për “Bota sot”

Për më tepër, Burjani ka thënë se Thaçi dëshiron të komprometoj edhe këto dy parti se bashku.

“Andaj për të iu shmang kësaj çështje,  Thaçi dëshiron të komprometoj edhe këto dy parti se bashku, është fakt i pamohueshëm se PDK ka bërë dëme të mëdha në qeverisje me nepotizëm dhe sundim me prona publike.  Kapja e shtetit nuk do të bëhet nëse PAN rikthehet  në qeverisje , ata din vetme me shpenzuar para dhe me punuar dhe me fitua pasuri të paligjshme, andaj kjo është e dëmshme për të gjithë”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat