Kriza buxhetore, eksperti i ekonomisë tregon fajtorin dhe si të arrihet zgjidhja

Politika

Kriza buxhetore, eksperti i ekonomisë tregon fajtorin dhe si të arrihet zgjidhja

Nga: G.B Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:04
Kuvendi i Kosovës, foto arkiv

Vendi mund të zhytet në krizë buxhetore nga 1 prilli i vitit 2020, për shkak të mos miratimit të buxhetit.

Kjo, pasi për këtë vit buxheti ende nuk është miratuar, derisa Qeveria e re ende nuk është formuar.

Qeveria në detyrë, e ka përgatitur propozim-buxhetin për vitin 2020 dhe është e gatshme që në momentin kur kërkohet, ta procedojë atë në Kuvendin e Kosovës.

Image
Mustafë Kadriaj

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se partitë fituese duhet të formojnë institucionet dhe barra bie mbi VV-në dhe LDK-në për këtë çështje, por që më shumë mbi VV-në.

“Pasi që Kosova është shtet demokratik dhe krijimi i institucioneve bëhet nga partitë politike, konkretisht partitë fituese të zgjedhjeve janë mandatare për të krijuar institucionet dhe në këtë rast tani e tutje vlerësoj që barra bie mbi VV-në dhe LDK-në. E them këtë sepse si nga ana kushtetuese por edhe morale barra bie mbi VV-në për faktin që ajo i ka fituar zgjedhjet dhe që nga certifikimi ka pasur kohë të mjaftueshme për të krijuar institucionet dhe njëherësh”, është shprehur ai.

Kadriaj thotë se duhet kujtuar partive të gjitha premtimet që kanë dhënë para zgjedhjeve dhe se VV duhet të reflektojë e të jap zgjidhje, nëse jo me LDK-në, të bëjë koalicion me partitë tjera, sepse çdo vonesë është rrezik për buxhetin.

“Duhet t’i kujtojmë opinionit që të dy subjektet si VV dhe LDK kanë ardhur me premtime astronomike për çkapje të shtetit, ndjekje të njerëzve të korruptuar dhe për një qeverisje ndryshe nga qeveria PAN. Po ashtu duhet t’i bëhet me dije partive fituese si VV dhe LDK me dëshirë kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe kanë kërkuar besimin e qytetarit, pra tani e tutje barra bie mbi këto dyja. Njëherësh VV-ja duhet të reflektojë që të jep zgjidhje sepse nuk është patjetër vetëm me LDK-në por ka edhe parti tjera shqiptare që janë pjesë e parlamentit ose të tërhiqet që t’i jepet mandati partisë së dytë sepse nuk mund të rrezikohet kolapsi buxhetor sepse çdo vonesë në krijim të institucioneve rreziku është më i madh duke bërë që të bllokohet të gjitha pagesat nëse nuk kemi qeveri deri në mars”, ka vlerësuar Kadriaj për “Bota sot”.

Sipas tij, korniza buxhetore mund të votohet edhe nga e përgatitur nga Qeveria Haradinaj por që nul është e moralshme ndaj qytetarëve.

“Pra me këtë dua t’i kujtoj partive fituese që edhe nëse është e gatshme korniza buxhetore e përgatitur nga qeveria Haradinaj nuk është e moralshme për faktin sepse besimin e qytetarit e keni marrë duke sulmuar këtë qeveri. Pra, me këtë dua të theksoj që partitë fituese e kanë obligim t’i krijojnë institucionet po ashtu edhe nëse dështojnë duhet të marrin përgjegjësinë dhe të dalin para qytetarit t’i kërkojnë falje sepse nga premtimet e tyre tek qytetari u krijua një shpresë që do ketë ende vend për ditë më të mira në Kosovë por me sjelljen e tyre deri tani vlerësoj që kanë krijuar zhgënjimin më të madh sepse treguan që janë edhe më keq se partitë të cilat kanë qenë në pushtet deri më tani duke treguar një egoizëm për pushtet duke i harruar të gjitha premtimet ndaj qytetarit”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat