Juristi alarmon, ky do të ishte skenari më i keq për Kosovën – jep detaje të rëndësishme rreth rikthimit të PAN-it

Politika

Juristi alarmon, ky do të ishte skenari më i keq për Kosovën – jep detaje të rëndësishme rreth rikthimit të PAN-it

Nga: N.H Më: 19 janar 2020 Në ora: 18:58
Presidenti Thaçi dhe krerët e PAN-it

Janë bërë më shumë se tre muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Zgjedhjet e 6 tetorit morën një periudhë mbi njëmujore për certifikim, por edhe pas këtij procesi, fituesit e zgjedhjeve; Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë hasur në kundërshti për të krijuar Qeverinë e re.

Si opsion nga njohësit e zhvillimeve politike në vend po konsiderohet edhe rikthimi i PAN-it në qeveri.

Juristi Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se rikthimi i mundshëm i PAN-it, do të ishte skenari më i keq për qytetarët.

Ai mendon se një rikthim i tillë do të ishte dëshpërimi më i madh për qytetarët.

Image
Blerim Burjani

“Rikthimi i PAN-it mund të ndodhë, po që së bashku shkojnë në koalicion, në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ky do të ishte skenari më i keq i mundshëm, kthimi i përfitimit pa bazë, nepotizmit, punësimit familjar dhe partiak, ky do të ishte dëshpërimi më i madh dhe ikja e pa ndashme e qytetarëve. Pra, do të komplikonte dhe do të humbte shpresën e qytetarëve përfundimisht”, ka thënë ai.

E, duke folur rreth heshtjes së partive të PAN-it në këtë kohë, juristi mendon se kjo po ndodhë për shkak imazhit jo të mirë që kanë tek qytetarët e vendit.

“Heshtja e PAN-it po ndodhë për shkak imazhit katastrofal që kanë tek qytetarët. Nuk funksionon shteti juridik për PAN, kjo është haptazi e shprehur, përderisa nuk largohet nga skena politike do të mbetet njëjtë, është e pamundshme pastrimi i shtetit, i shërbimit civil, publik dhe shërbimit diplomatik”, ka deklaruar juristi Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Madje, s’janë pajtuar për ndarjen e pozitave as pas votimit të Kryetarit të Kuvendit në fund të vitit të kaluar. Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat