Ky është qëllimi i Vetëvendosjes ndaj LDK-së

Politika

Ky është qëllimi i Vetëvendosjes ndaj LDK-së

Nga: A.J Më: 20 janar 2020 Në ora: 14:39
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Pas mandatimit të Albin Kurtit për kryeministër të vendit, Vetëvendosje ka dal më një qëndrim që nxjerr se LDK duhet të bëjë diçka që të arrihet marrëveshja derisa duket se partia e Kurtit ka qellim që LDK të nxjerr fajtore.

Njohesi i çështjeve juridike Blerim Burjani ka thënë për “Bota Sot” se i kotë është mandatimi i Albin Kurtit derisa nuk kemi marrëveshje më LDK-në.

“Pa marrëveshje më LDK-në pa koalicion është i kotë mandatimi i Albin Kurtit. Mandatim për të shpenzuar kohen kushtetuese vetëm nëse LDK e voton Albin Kurtin për kryeministër ndryshe ska gjë ky është dështim. Nuk mund të pritet ndonjë situatë e re veç nëse LDK e voton Qeverinë e LVV dhe nëse kjo nuk ndodh atëherë vendi shkon në zgjedhje”, ka thënë ai.

Sipas Burjanit, nëse LDK e dëshiron këtë ta bej atëherë është çështje e LDK-së për të nxjerr një vendim të tillë, por kjo nuk do te ishte serioze.

“Vetëvendosje mund të shkojnë në Kuvend më ide çfarë kanë por duhet siguruar votat dhe nëse votat nuk sigurohen për formimin e qeverisë atëherë kjo është çështje përmbyllëse më dal më thëne në opinion publik se ne provuam të bëjmë qeverinë por ketë gjë LDK nuk e deshi. Kjo është lenja fajtore LDK-në ka thënë njohësi i çështje juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat