Profesor Mehazi flet për intatet politike të LDK-së e LVV-së

Politika

Profesor Mehazi flet për intatet politike të LDK-së e LVV-së

Nga: D.B Më: 20 janar 2020 Në ora: 15:05
LDK-LVV

Video-mesazhi i ri i Albin Kurtin ku tregoi se nuk ka marrëveshje me LDK-në, por tha që do të takohet me minoritetet, mund të krahasohet me dialogun, e Vuçiqit me Thaçin, të cilët takoheshin e bisedonin për t'u mos u marrë vesh e pa marrëveshje politike shtetërore.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kështu ndodh edhe me mos marrëveshjen koalicionuese të dy udhëheqësve të partive fituese gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Sipas profesor Mehazit tij, duke kritikuar Thaçin për mosmarrëveshje me Vuçiqin, tani janë bërë për t'u kritikuar vetë Albin Kurti e Isa Mustafa për mosmarrëveshje koalicionuese për formimin e qeverisë së re.

“Sa më shumë që zgjasin mosmarrëveshjet aq më shumë humb Kosova, autoriteti i Isës po se po, por edhe autoriteti i Albinit karshi popullatës shqiptare. Inatet politike të dy partive, LVV e LDK, nuk e çojnë rrjedhën e ujit në drejtim të partive të tyre, por në dy drejtime tjera: një, në drejtim të Hashim Thaçit, PDK dhe AAK-së dhe dy, në drejtim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, dhe nuk ka zgjidhje tjetër. Megjithatë jemi optimist se gjatë këtyre, 15 ditëve, të dy partitë fituese do i lënë inatet e do bëhen më të arsyeshëm për formimin e pritur tremujorëshen e qeverisë së re, nëse jo atëherë është e patjetërsueshme të reagojnë SHBA dhe BE”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat