Tomë Gashi: Ja ku gaboi Hashim Thaçi me akuzat ndaj Albin Kurtit e Glauk Konjufcës

Politika

Tomë Gashi: Ja ku gaboi Hashim Thaçi me akuzat ndaj Albin Kurtit e Glauk Konjufcës

Nga: A.J Më: 22 janar 2020 Në ora: 14:15
Albin Kurti e Hashim Thaçi

Pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës që mori dhe i dënoi të akuzuarit e rastit “Syri i Popullit” dhe pas komunikatës së PDK-së e cila akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje kanë filluar reagime të shumta derisa një të tillë e ka bërë edhe avokati i njohur.

Avokati Tomë Gashi ka thënë për “Bota Sot” se Albin Kurti e Glauk Konjufca kanë padit në gjykatë Hashim Thaçin për shpifje dhe akuza të pabazuara.

“Sa kam informata unë tash kjo është çështje që ka kaluar në prokurori sipas padisë se Albin Kurtit e Glauk Konjufca për këto akuza të pa bazuara të Hashim Thaçit dhe kjo është një absurditet pra që të aludohet në këtë, dhe nuk ka kurrfarë logjike të njerëzve që kanë mendje të shendosh”, ka thënë Gashi.

Ai po ashtu ka thënë se nuk mund të jep ndonjë koment më shumë pasi që, sipas tij, nuk kishte avokat në këtë çështje.

“Unë nuk mund të jap ndonjë koment, sepse nuk kam qenë avokat në ketë çështje, vetem pak në media që kam pa. Në parim Hashim Thaçi ka gabuar që ka bërë akuza të pabazuara dhe qëllimkëqija ndaj Albin Kurtit e Glauk Konjufces”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat