Flet Besa Gaxherri: LDK e vendosur, dorëheqja e Glauk Konjufces ose zgjedhje të reja

Politika

Flet Besa Gaxherri: LDK e vendosur, dorëheqja e Glauk Konjufces ose zgjedhje të reja

Nga: Albulena Jahaj Më: 22 janar 2020 Në ora: 14:56
Besa Gaxherri

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas një procesi të gjatë bisedimesh, ende nuk janë marrë vesh për marrëveshjen përfundimtare që do të sillte kështu edhe formimin e qeverisë më një koalicion qeverisës LVV-LDK.

LDK se fundmi prapë është deklaruar se është e gatshme të ulet e të bisedojë prapë me Vetëvendosjen, por nuk kanë bërë të ditur se ku saktësisht është ngecja e mos arritjes se marrëveshjes.

Besa Gaxherri nga LDK ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës qysh para zgjedhjeve ka deklaruar se do të bëjë koalicion me Vetëvendosjen dhe se sinqerisht LDK ka punuar gjithmonë, por ngecja sipas saj, është në veset e problemet e Vetëvendosjes.

"Sidomos kur kemi qenë në opozitë kemi bashkëpunuar sepse siç e dini më herët raportet mes LDK-së e VV-së kane qenë gjithmonë të këqija. Gjatë kohës se mandatit në opozitë LDK ka qenë prijëse e opozitës dhe normal kemi afruar Vetëvendosjen dhe kemi krijuar raporte duke menduar se mund të bashkë qeverisim. Ngecja është në veset e problemet e Vetëvendosjes që unë e kam thënë edhe një ditë. Vetëvendosja ende nuk e ka të qartë se ka përgjegjësi për të udhëhequr më vendin dhe tash partnerin e vet do të thotë LDK, po e trajton sikur të ishte kundërshtar politik dhe kjo është e papranueshme për të vazhduar tutje” ka thënë Gaxherri.

Sipas saj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë një qëndrim dje se prapë është e gatshme për bisedime me VV-në, pasi ajo ka thënë se këtë ia kanë borxh qytetarëve dhe Republikës se Kosovës.

"Pa marrë parasysh qëllimet apo gabimet e Vetëvendosjes ne kemi obligim që ti shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që ta bëjmë një koalicion dhe vërtete ta bëjmë një ndryshim në vend. Ne nuk po kërkojmë shkarkimin e Glauk Konjufces sepse nuk kemi nevojë, ne po kërkojmë që Glauk Konjufca duhet të jep dorëheqje, sepse është shumë e thjeshtë, sepse një gjë e tillë nuk ka pse të diskutohet sepse nuk behet fjalë për Glauk Konjufcen si emër por për postin e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Vetëvendosje nuk mund të merr veprime të njëanshme njëjtë si edhe LDK që nuk mundet .

“Unë pengesën e vetme në mes arritjen e marrëveshjes përfundimtare e shoh vetëm vullnetin e dobët të tyre sepse marrëveshja është krejt lehtë është me u bo sepse janë përfunduar gjitha çështjet programi qeverisës ndarja e posteve dhe tjera. Vetëvendosje duhet të tregohet më korrekte ndaj partnerit qeverisës sepse ne nuk mund të shkojmë mbas asnjë subjekti politik nese trajtohemi keshtu. Duhet të sillemi korrekt më njeri tjetrin sepse jemi parti që mund të bashkëqeversin. Vetëvendosje duhet ta dijë se kështu nuk funksionin në demokraci sepse ne e kemi parasysh se Vetëvendosje nuk ka përvojë institucionale” ka thenë për Bota Sot” Besa Gaxherri.

Ajo nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja nëse qeveria nuk krijohet.

“Zgjedhjet e reja janë shumë përafërta sepse LDK nuk ka opsion tjetër nëse marrëveshja nuk behet sepse LDK nuk vendos se çfarë duhet të ndodh sepse vetëvendosje ka mandatin për të bërë qeverinë”, është shprehur Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat