Nënkryetarja e Lëvizjes Vetvendosje, Arbërie Nagavci në një intervistë për “Bota sot”, ka komentuar deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq i cili sot në mëngjes ka thënë se Republika e Kosovës nuk mund të ketë qeveri, pa listën serbe si pjesë të sajën.
Nagavci ka thënë se ne do t’i respektojnë obligimet kushtetuese, ndërkohë deklaratat e Presidentit Vuçiq do të cilësohen vetëm si deklarata të një vendi fqinjë.
"Lëvizja Vetvendosje atë çka kryetari Kurti e ka thënë dhe për të cilën jemi të angazhuar është se do të rrespektojmë në tërësi kushtetutën tonë. Ne do të marrim përsipër obligimet tona kushtetuese. Çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës janë qështje tona. Presidenti i Republikës së Serbisë, mund të bëjë adresime si një president I një vendi fqinjë, pasi që të ketë arritur të pranojë realitetin në Kosovë dhe që ky realitet nuk ka kthim prapa", ka deklaruar ajo.