Vetëvendosje i kundërpërgjigjet LDK-së: Glauk Konjufcën e keni votuar edhe ju, ai nuk dorëhiqet

Politika

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet LDK-së: Glauk Konjufcën e keni votuar edhe ju, ai nuk dorëhiqet

Nga: K.M Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:26
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci përmes gazetës “Bota sot”, i është kundërpërgjigjur deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka thënë që nëse nuk dorëhiqet Glauk Konjufca nga pozita e kryetarit të Kuvendit, shkojmë në zgjedhje të reja.

Nagavci ka thënë se deri sot, asnjë nga LDK nuk e ka kontestuar personalitetin e Glauk Konjufcës, andaj duhet pasur respekt për pozicionin e kryetarit të Kuvendit.

“Ne jemi të gatshëm për marrëveshje, për këtë po punojmë fuqishëm. Duhet ta kemi parasysh që çështja e z. Konjufca nuk ka të bëjë me atë si individ, deri më tani nuk ka asnjë zë të vetëm që kanë çfarëdo arsye për të na bindur që z. Konjufca nuk është personi i duhur në atë pozitë. Përtej kësaj, është fakt i pa mohueshëm që kryetari i Kuvendit u zgjodh me 75 vota, duke I përfshi edhe votat e LDK, prej asaj date, nuk kemi asnjë arsye e argument të fuqishme që të kërkonte që z. Konjufca të e lëshonte atë pozicion. Po flasim prej njërin ndër pozicionet më të rëndësishme shtetërore, duhet këtë ta kemi parasysh dhe duhet ta shohim si përgjegjësi që na janë besuar. Të tillë e sheh edhe z. Konjufca, ne jemi dhe vazhdojmë të jemi të angazhuar e përkushtuar për marrëveshje. Nëse shkojmë në zgjedhje kjo nuk është dëshira jonë, por jemi të gatshëm gjithmonë, pasi që duhet të përmbushim premtimet e dhëna për qytetarët”, ka thënë Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat