Duhanaj komenton emërimin e dy ministrave nga Haradinaj

Politika

Duhanaj komenton emërimin e dy ministrave nga Haradinaj

Nga: G.B Më: 22 janar 2020 Në ora: 18:13
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka emëruar dy ministra të rinj, atë të financave dhe zhvillimit rajonal.

Në anën tjetër, qeveria e re ende nuk është formuar dhe VV-LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje koalicioni, për ta formuar atë.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se derisa qeveria e dorëhequr edhe pas 6 muajsh vazhdon të emërojë ministra, flet për mjerimin që sinjalizojnë opsionet në ardhje.

Image
Leon Duhanaj

“Me vetë faktin që një qeveri e dorëhequr që 6 muaj dhe ende vazhdon të emërojë ministra të ri, flet për qeverisjen në shkuarje dhe për mjerimin që po sinjalizojnë këto opsionet në ardhje. Është vërtetë për keqardhje se çfarë papërgjegjësie po tregojmë si komb. Nuk besoj që ka dikush që mund ta arsyetojë ketë qasje skandaloze”, është shprehur ai.

Sipas Duhanajt, ai ka dhënë dorëheqje dhe më pas u është rikthyer punëve qeverisës, derisa shton se e gjithë kjo tregon se sa e mjerë është Kosova me këtë klasë politike.

“Haradinaj, i ka afër 100 zv. Ministra, nuk e di cila mund të ketë qenë arsyeja që të marrë një vendim të tillë. Aq me shumë kur Qeveria e dorëhequr, është edhe e kufizuar në vendime. Shto kësaj edhe faktin që Haradinaj ka dhënë dorëheqje personale si Kryeministër dhe që me vonë u është rikthyer punëve qeverisëse. Si konkluzion ndaj kësaj pasqyrë që po e shohim, s’më mbetet asgjë të them, veç se e mjerë Kosova për klasën politike që ka dhe, për nivelin intelektual në përgjithësi”, ka deklaruar Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat