Mehmeti: SHBA-ja dëshiron Qeveri me njerëz të rinj për të çuar vendin përpara

Politika

Mehmeti: SHBA-ja dëshiron Qeveri me njerëz të rinj për të çuar vendin përpara

Nga: D.B Më: 23 janar 2020 Në ora: 18:54
Ilustrim

Pak takimit të sotëm që pati me liderët politikë në vend, veçuar ata nga VV dhe LDK, i deleguari i presidentit Trump z. Grenell theksoi përkushtimin e SHBA-së që Kosova të ecën tutje dhe mos të ngec.

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot”, se pavarësisht se i deleguari i presidentit Trump z. Grenell deklaroi se SHBA nuk përfshihet në çështjet e brendshme të Kosovës , sa i përket formimit të okacionit, megjithatë në mënyrë indirekte la të nënkuptohet se SHBA nuk përkrah kthimin e PAN në pushtet.

Sipas tij, kjo gjë duhet të jetë mesazh për VV dhe LDK që nëse nuk arrijnë të përmbyllin marrëveshjen do të zbehet mbështetja e tyre.

“E them këtë pasi nëse nuk arrijnë të përmbyllin marrëveshjen do të zbehet mbështetja e tyre nga SHBA, duke shpërdoruar kështu edhe një mundësi të artë që të ndryshohet rrjedha e vendit, dhe të çkapet shteti nga oligarkët. Besoj shumë se SHBA-ja është e interesuar që të shohin në qeverisje njerëz të rinj, me vullnet dhe elan për të quar tutje shtetin, më mbështetjen e SHBA”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat