A do ta vendosë Grenell fjalën e fundit për koalicionin LDK-LVV

Politika

A do ta vendosë Grenell fjalën e fundit për koalicionin LDK-LVV

Më: 23 janar 2020 Në ora: 19:06
Ambasadori Richard Grenell

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, mendon se ka ndërhyrje nga ndërkombëtarët për marrëveshjen për koalicion ndërmjet VV-së dhe LDK-së.

“Edhe pse zyrtarisht ndërkombëtaret thonë se nuk janë të interesuar për ndërhyrje në  marrëveshje për koalicion, faktikisht në takimet prapa kamerave kanë bërë " presion" që të arrihet marrëveshja”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas, Mehmetit fjalën e fundit e kanë VV-LDK, por shprehet se është në interes që të arrihet një marrëveshje e tillë, ndryshe rrezikojmë të kthehet PAN-i.

“Megjithatë fjalën e fundit e kanë VV-LDK të cilat edhe kanë votën e qytetareve, dhe atyre do ju japin përgjegjësi për veprimet e tyre, nëse marrëveshja nuk arrihet. Mbi të gjitha është interes i Kosovës të arrihet një marrëveshje e tillë, ndryshe rrezikojmë të kthehet PAN-i”, ka thënë Mehmeti për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai potencon se  vizita e të dërguarit të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell, mund të jetë përcaktuese që marrëveshja të nënshkruhet.

“Kjo jave është vendimtare për fatin e koalicionit, me vizitën dhe takimet e z.Granell që mund të jenë përcaktuese që marrëveshja të nënshkruhet”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat