Tomë Gashi flet për Astrit Deharin dhe “Syrin e Popullit”, ja çfarë tentuan të bëjnë me Astritin që VV-në ta shpallin terroriste

Politika

Tomë Gashi flet për Astrit Deharin dhe “Syrin e Popullit”, ja çfarë tentuan të bëjnë me Astritin që VV-në ta shpallin terroriste

Nga: D. B. Më: 23 janar 2020 Në ora: 21:51
Tomë Gashi

Përderisa PDK-ja doli me akuza kundër Lëvizjes Vetëvendosje, kinse kjo e fundit është themeluese e organizatës kriminale “Syri i Popullit”, në anën tjetër Vetëvendosje, konkretisht Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kanë paditur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për shpifje.

Gjykata Themelore e Prishtinës të mërkurën ka shpallur fajtorë të akuzuarit e rastit “Syri i Popullit”. Gjykata ka dënuar Avni Llumnicën me 12 vite burg, Sadri Rambajën me 5 vite, Ragip Sallovën 4 vite, Bajrush Konjushën 3 vite, Halim Halimin 3 vite, Rexhep Topllana 2 vite, Behxhet Lluzha 2 vite.

Avokati Tomë Gashi, duke folur rreth kësaj çështje ka thënë për “Bota sot” se akuzat e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe akuzat e Hashim Thaçit se prapa organizatës “Syri i Popullit” qëndron LVV, më saktë se prapa kësaj organizate që PDK e quan terroriste, qëndron vet kryetari i LVV Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, janë aq jo serioze, saqë as ata nuk i besojnë asaj që e thonë vet.

“E gjithë kjo bëhet për përdorim të pa suksesshëm që të përballet LVV, ashtu siç e kanë bërë edhe me rastin e burgosjes për kinse terrorizëm të Astrit Deharit, dhe të cilin pastaj e vranë në burgun e Prizrenit duke tentuar të marrin nga ai deklarata vet pranuese e që qëllimi dhe caku kryesor ishte që Albin Kurti dhe LVV që e shpallën parti terroriste dhe të ndalohet puna e saj, si parti nga e cila ata druheshin se do ta humbin pushtetin siç edhe ndodhi me 6 tetor 2019”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Sipas tij, nuk ka asnjë logjikë të shëndosh juridike, madje as Hashim Thaçi e as Kadri Veseli lidhur me akuzat që ja bëjnë LVV dhe Albin Kurtit e Glauk Konjufcës.

“Me qenë vetëm indicie për atë që ata flasin Albini me Glaukin sot do të ishin në sallë të Gjykimit dhe do të dënoheshin. E dihet se Albini dhe Glauku nuk janë thirrur as nga prokuroria, e as nga Gjykata as në cilësi të dëshmitarëve. Çështja është se deri më tani ka qenë e padurueshme lehtësia e akuzimit kaq të rëndë të oponentëve politik qoftë edhe për vrasje e terrorizëm siç e kanë bërë shpesh me akuzua pa bazë LVV dhe Kurtin personalisht. Por gjërat kanë ndryshuar nga data 06.10.19 se ka ardhë dita që të përgjigjen të gjithë që i bëjnë terroristë ata të cilët i dërguan në opozitë të thellë”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat