A do të shkarkohet Glauk Konjufca? Flasin nga Vetëvendosje

Politika

A do të shkarkohet Glauk Konjufca? Flasin nga Vetëvendosje

Nga: Albulena Jahaj Më: 24 janar 2020 Në ora: 09:59
Glauk Konjufca

Sot u raportua në media se vet Glauk Konjufca aktualisht kryetar i Kuvendit do ta paralajmërojë dorëheqjen, duke iu dorëzuar kështu presionit dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por një gjë të tillë e ka hedh poshtë Lëvizja vetëvendosje.

Albulena Haxhiu deputetët e Vetëvendosjes ka thënë për “Bota Sot” se kryetari i Kuvendit është zgjedh në mënyrë demokratike dhe pas asnjë presion të vetëm.

“Mundëm më thënë që nuk kthehemi para 26 dhjetorit dhe për ketë tashmë kemi argumentuar shumë. Kryetari i Kuvendit si asnjëherë më parë, është zgjedhur në mënyrë të lirë nga 75 deputetë, demokratike pa asnjë presion.  Jemi të gatshëm për marrëveshjen dhe do të punojmë në ketë drejtim por jo duke përmbysur vullnet të deputeteve dhe qytetareve.

Ndryshe gjatë negociatave me LDK-në, VV ishte pajtuar që kryetari i Kuvendit të jetë nga radhët e LDK-së, pra deri në zgjedhjen e presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat