Bulliqi: Qeveria Kurti do të ketë numra të mjaftueshëm, Lista Serbe nuk mund të shantazhojë askënd

Politika

Bulliqi: Qeveria Kurti do të ketë numra të mjaftueshëm, Lista Serbe nuk mund të shantazhojë askënd

Nga: D. B. Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:32
Shpejtim Bulliqi

Kreu i VV-së Albin Kurti kohë më parë deklaruar se nuk do ta lus Listën Serbe për ta bërë pjesë të qeverisë, pasi serbët e Kosovës po përdoren nga Beogradi kundër Prishtinës.

Sipas tij partisë Lista Serbe nuk ia ka nevojën për koalicion, por do të gjejë një mënyrë për përfshirjen në qeveri si obligim kushtetues. Madje mes tjerash pat theksuar se VV, do të gjej një mënyrë për ta përmbushur Kushtetutën. Dhe ndonëse kanë kaluar 3 muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit  2019, megjithatë ende nuk është bërë asgjë rreth formimit të  Qeverisë së re.

E në lidhje me këtë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Shpejtim Bulliqi ka thënë për “Bota sot” se e mbështet deklarimin e Kurti që të mos bëjë koalicion me ta.

“E them këtë jo se jam kundër serbëve të Kosovës, përkundrazi ata i shoh si pjesë e jetës parlamentare të Kosovës, por besoj se të njëjtën gjë e mendojnë edhe shumë tjerë në Kosovë, e jo vetëm në VV. Lista Serbe duhet ta kuptoj se e ka vendin e saj në Kuvendin e Kosovës, dhe në qeveri për ti përfaqësuar serbet e Kosovës, e jo zyrtarët e Millosheviqit (Vuçiqin, Daqicin, Vulinin etj) me seli në Beograd. Lista Serbe duhet të angazhohet shumë, të pastrojë vetën nga varësia e Beogradit. Ne si VV shpresoj bashkë me LDK-në nuk do t’ua japim mundësinë që të na shantazhojnë sikurse qeveritë tjera, ata do ta kenë ministrin e tyre në qeveri. Qeveria Kurti do të ketë numra të mjaftueshëm që Lista Serbe asnjëherë mos ta ketë mundësinë me shantazhuar qeverinë, jo për çështje programi apo punë, por për shkak të direktivave nga Beogradi”, ka thënë deputeti i VV-së Shpejtim Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat