Kur do të ndodhë koalicioni mes Kurtit dhe Mustafës? Juristi jep detaje të rëndësishme

Politika

Kur do të ndodhë koalicioni mes Kurtit dhe Mustafës? Juristi jep detaje të rëndësishme

Nga: N.H Më: 24 janar 2020 Në ora: 23:10
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Janë bërë më shumë se 3 muaj prej se janë mbajtur zgjedhjet nacionale në Kosovë dhe edhe me tej nuk ka një marrëveshje ndërmjet partive për të themeluar Qeverinë e re.

Dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit assesi nuk po pajtohen për ndarjen e pozitave.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se gjasat që të arrihet një koalicion edhe me tej ekzistojnë, ani pse nuk ka mbetur edhe shumë kohë.

“Deri më tash ishin të gjitha përpjekje, por nuk kishte ndonjë rezultat efikas përfundimtar. Koha po shteron ngadalë, dhe me ketë edhe mundësia për qasje tjetër më të mençur nga të dy palët, fatkeqësisht, këto dy parti treguan se janë jo të njëjta në pikëpamje politike dhe programore dhe ideologjike”, ka deklaruar Burjani.

Sipas njohësit të çështjeve juridike, loja mes VV-së dhe LDK-së u zhvendos se kush po merr poste më të rëndësishme.

Image
Blerim Burjani

“E tëra ishte lojë politike asgjë më shumë, të gjithë po e kuptojnë se për marrëveshje nevojiten dy palë me qasje interesi, e jo lojërash politike. Tash po shihet se më shumë është fol për poste, përderisa populli dhe interesi qytetar dhe ndryshimi nuk janë përmendur fare. Pra, loja u zhvendos kush po merr poste më të rëndësishme dhe për çka i do ato, por jo se i do populli apo qytetari të cilit nuk i intereson kush dhe çka merr prej posteve, por a ka për të ndryshuar diçka në Kosovë”, ka theksuar ai.

Mes të tjerave, ai tregon se është optimist se do të gjendet një rrugë për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Po shkojmë ndoshta drejt fundit. Jam optimist se do të gjendet një rrugë për koalicion. E kuptojë LDK-në në dhe vërejtjet që kanë. Nuk e kanë të lehtë për të hyrë me një subjekt politik në koalicion që e kanë problem me deshifru shtetin prej anarkisë , dhe katrahurës e konfliktit”, ka potencuar Burjani, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat