Koalicioni VV-LDK, kjo është barrikada që nuk po e lejon arritjen marrëveshjes

Politika

Koalicioni VV-LDK, kjo është barrikada që nuk po e lejon arritjen marrëveshjes

Nga: A.M. Më: 25 janar 2020 Në ora: 14:57
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Analisti politik, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar situatën politike të krijuar në vend, pasi që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për koalicionin qeverisës.

Ai ka thënë se VV-ja dhe LDK-ja janë barrikaduar te çështja e kryeparlametarit.

“Betonimet e qëndrimeve nga dy partitë politike nuk janë  të mira, pasi nuk japin hapësirë për të negociuar deri në rezultatin final, por edhe zbehin shpresën  e qytetarëve për ndryshimet substanciale të proklamuara nga dy partitë politike. Gjykoj se  pjesa më e madhe e punës është e kryer pasi janë marr vesh për programin qeverisës dhe ndarjen e dikastereve qeverisëse, por tash janë barrikaduar te çështja e kryeparlametarit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Hidajet Ahmeti

Sa i përket deklaratave nga LDK-ja për “pushtetin e balancuar”, ai e sheh si një çështje e inatit për zgjedhjen e Glauk Konjfcës si kryetar i Kuvendit, pasi që VV-ja ka vepruar njëanshëm.

 “Fraza e famshme e LDK-së “pushteti i balancuar”, më shumë është një çështje e inatit, kinse  ndaj veprimit të njëanshëm të VV-së, por realisht është një fakt juridik që ka ndodhur me rastin e zgjedhjes së zotit Konjufca dhe nuk duhet të eksperimentohet me veprime të tjera  të cilat nxjerrin një fitues politik, por që dëmtojnë imazhin e shtetit të Kosovës”, ka potencuar Ahmeti për “Bota sot”.

Për më tepër, Ahmeti është shprehur se presioni ndërkombëtar dita ditës do të rritet ndaj LDK-së dhe VV-së, dhe se këto dy parti duhet të bëjnë një ujdi për qeverisje pasi që nuk kanë kohë të eksperimentoj.

“Pas dekretit për mandatarin e zotit Kurti për  kryeministër, presioni ndërkombëtar dita ditës do të rritet ndaj dy partive , pasi nuk janë të interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. VV e LDK e kanë obligim moral, por edhe për hir të elektoratit e mbi të gjitha për hir të interesave shtetërore duhet të bëjnë një ujdi për qeverisje, pasi shteti i Kosovës nuk ka kohë të eksperimentoj me veprime të cilat më shumë janë të interesave partiake”, ka përfunduar Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat