Topalli: VV e LDK nuk kanë dinjitet

Politika

Topalli: VV e LDK nuk kanë dinjitet

Nga: A.J Më: 28 janar 2020 Në ora: 13:51
Foto

Ish deputeti i PSD-së Faton Topalli ka hedh akuza për takimin që pritet të ndodh sot në mes VV-së e LDK-së në të cilin pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të shteteve të QUINT-it.

Ai ka thënë se deri dy partitë fituese qoftë edhe për një marrëveshje mes veti duhet pas afër një të huaj për të zgjidhur mosmarrëveshjes që kanë, duke aluduar në takimin e sotëm te VV-së dhe LDK-së.

Postimi i plotë:

Ku mbeti dinjiteti?

Takimi në selinë e shteteve të QUINT-it flet për mungesën minimale të dinjitetit shtetërore. Mesazhi është që partitë politike, shqiptare, në ketë raste dy partitë fituese të zgjedhjeve, qoftë edhe për një marrëveshje mes veti, duhet pasur gjithnjë një të huaj afër, për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë. Unë i pyes miqtë e mi pse gjithmonë të huajt duhet t‘i zgjedhin problemet tona. Pak më shumë dinjitet, pak më shumë besim dhe respekt për vetveten, për mikun dhe kundërshtarin tend politik, për vendin dhe shoqërinë se cilës i takon, do t‘i bënin mirë këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat