As ambasadorët e QUINT-it nuk kryen punë për koalicionin Kurti-Mustafa, flet njohësi i çështjeve juridike

Politika

As ambasadorët e QUINT-it nuk kryen punë për koalicionin Kurti-Mustafa, flet njohësi i çështjeve juridike

Nga: N.H Më: 28 janar 2020 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Edhe takimi prej 4 orësh mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, ka përfunduar pa një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Edhe pse pjesë e këtij takimi kësaj radhe i’u bashkëngjitën edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it, si ambasadori gjerman, Christian Heldt, ai i Britanisë, Nicholas Abbot, shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova dhe përfaqësuesja e ambasadës amerikane, Jessica Long, nuk rezultoi të bindeshin ty partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit për një marrëveshje për koalicion.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se është qesharake që një shtetit të pavarur t’i zgjidhen problemet nga shtetet e QUINT-it.

Sipas Burjani, shërbimet e mira miqësore janë çështje tjera, por ndërhyrje nuk mund të ketë.

“Nuk besoj se është e pozitive, dhe se Kosova është shtet i pavarur, por edhe po të bësh këso kërkesash nuk merren me juve, sepse është qesharake që një shteti i pavarur t’ia zgjidhesh problemet. Shërbimet e mira miqësore janë çështje tjera, por ndërhyrje nuk mund të ketë”, ka thënë juristi.

Burjani më tutje ka bërë me dije se nuk mund të ndërhyjë askush në çështjet e brendshme të një shteti të pavarur.

“Nuk mund të ndërhyjë askush në çështjet e brendshme të një shteti të pavarur, dhe këto parime janë të njohura ndërkombëtarisht dhe këto nuk mund të diskutohet fare, mund të diskutohen shërbimet të mira apo praktika të mira ku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat