Albin Kurti nuk duhet të sillet si opozitar dhe si OJQ, e ka obligim kushtetues të jep zgjidhje

Politika

Albin Kurti nuk duhet të sillet si opozitar dhe si OJQ, e ka obligim kushtetues të jep zgjidhje

Nga: D.B. Më: 29 janar 2020 Në ora: 19:38
Albin Kurti

Rrugëtimi i Albin Kurtit në politikë ishte aq polarizues me të gjitha subjektet politike dhe me të gjitha proceset, sa që tani si mandatar për kryeministër nuk po mundet ti gëlltis veprimet radikale si një lider opozitar, që nuk mbajti raporte të afërta me asnjë subjekt politik.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike e ekonomike Mustafë Kadriaj, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Kosovën e presin çështje jo të lehta në nivel ndërkombëtar, si marrëveshja e mundshme me Serbinë dhe temat të cilat i ka ngrit nëse do ulet në tavolinë me presidentin serb Vuçiq si të pagjeturit, dëmet e luftës, pensionet.

Image
Mustafë Kadriaj

“Kërkim falja nga Serbia po ashtu edhe temat brendshme nuk janë aspak të lehta, sepse Kosova po përballet me ikje të fuqisë punëtore e po ashtu edhe të kapitalit njerëzor, që quhet ndryshe si ikje e trurit me një ekonomi më të dobët në rajon. Në Kosovë ka korrupsion të lartë me arsim më të dobët në nivel ndërkombëtar, e po ashtu edhe me shëndetësi që përveç shërbimeve esenciale për çdo sëmundje serioze qytetarët detyrohen të marrin shërbim jashtë vendit dhe njëherit si rezultat i mostrajtimit adekuat të stafit mjekësor ka një disponim të largimit nga Kosova nga niveli i infermiereve e deri tek specialistet po ashtu i ka mbetur patatja e nxehtë edhe me çështjen e veterinave trajtimi i drejt duke i pasuruar listat dhe njeherit veteranet dhe invalidët e vërtet të marrin pensione dhe trajtim të dinjitetshëm duke mos i kushtëzuar që përveç pensionit të kenë edhe një punë të tjetër për faktin që kontributi i tyre është i veçantë duke iu përgjigjur thirrjes së atdheut që si gjeneratë që do vijmë mbas dhe si shoqëri kemi obligim ndaj tyre”, ka thënë Mustafë Kadriaj.

Sipas tij, me këto kauza të cilat Kurti ka ardhur në shprehje tani do përballet vet andaj duhet të jetë i përgjegjshëm duke iu dhënë zgjidhje sepse është lehtë të ngrit tema si opozitar por ti jetëson është sfidë jo e lehtë.

“Tani e tutje ka rastin të ngrit cilësinë në arsim në shëndetësi luftim të korrupsionit ngritje të infrastrukturës ligjore dhe teknike si një ambient e të bërit biznes dhe kthimit të investimeve të huaja njëherit edhe remitancat e bashkatdhetarëve ti kthen në investime konkrete , drejtësi të pavarur dhe njeherit edhe trajtimin e dinjitetshëm të veteranëve. E them këtë sepse askush nuk e ka imponuar të kërkoi besimin e qytetarit pasi qytetari i Kosovës i ka dhënë besimin për të dhënë zgjidhje në temat e cekura, andaj Kurti nuk duhet të sillet si opozitar dhe si OJQ, por të jep zgjidhje sepse tani e tutje ka obligim kushtues tani jep zgjidhje problemeve”, ka thënë njohësi i çështjeve politike dhe ekonomike Mustafë Kadriaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat