Lajmi i fundit: Vetëvendosje pranon ofertën e LDK-së, koalicioni afër të ndodhë

Politika

Lajmi i fundit: Vetëvendosje pranon ofertën e LDK-së, koalicioni afër të ndodhë

Nga: A.J Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 17:02
Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Isa Mustafa

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me të përfunduar mbledhjen e Kryesisë dhanë sinjale të qarta se marrëveshja mes tyre dhe Lëvizjes Vetëvendosjes është afër.

Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së ka thënë se sot pas takimit me partinë e saj, sot do të takohen edhe me zyrtarët e Vetëvendosjes.

Derisa po hynte në selinë e partisë, Osmani është pyetur nëse kanë sinjale që LVV ka hequr dorë nga pozita e kryeparlamentarit, ajo ka thënë se nuk dëshiron të lëshohet në deklarata të tilla.

Rreth takimit të mundshëm sot ndërmjet Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, ajo ka thënë se do t’i njoftojë mediat nëse një takim i tillë caktohet për sot.

Gazeta “Bota sot”, mëson nga burimet mëson se marrëveshja tashmë mes dy subjekteve është në fazën finale.

Ndërsa, ky burim ka theksuar se lideri i Vetëvendosjes ka hequr dorë edhe nga pozita e kryeparlamentarit, e cila deri më tani ishte pozita që pengonte një koalicion mes këtyre partive.

“Marrëveshja është duke përfunduar dhe si duket Albin Kurti ka lëshuar pozitën e kryeparlamentarit”, ka thënë ky burim.

Tutje, burimi në fjalë ka konfirmuar gjithashtu se dy liderët e partive janë në komunikim të vazhdueshëm.

Edhe nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por se sot nuk kanë mbajtur ndonjë takim.

Ajo deklaroi se dy krerët e partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, janë në komunikim të vazhdueshëm në përpjekjen e tyre për të arritur marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat