Kurti kërkoi koordinim me presidentin, vjen paralajmërimi për kryeministrin e Kosovës – ky është ‘skenari’ i Hashim Thaçit në raport me Serbinë

Politika

Kurti kërkoi koordinim me presidentin, vjen paralajmërimi për kryeministrin e Kosovës – ky është ‘skenari’ i Hashim Thaçit në raport me Serbinë

Nga: N.H Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 22:53
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Kryeministri i ri i Qeverisë, Albin Kurti, ka kërkuar publikisht koordinim me Presidentin e Kosovës për fushën e politikës së jashtme.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka thënë se koordinimin me Hashim Thaçin po e kërkon për të mos pasur kakofoni në diplomaci.

“Unë besoj që tashmë është urgjente që ne të kemi një politik unike në arenën ndërkombëtare që të mos vazhdohet në mënyrën e këtyre 2-3 viteve të fundit. Qeveria e re e Kosovës unë si kryeministër i ri, dua që të koordinohemi edhe me presidentin aktual në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kakofoni që me siguri bëhet e dëmshme edhe jashtë vendit dhe brenda vendit, mendoj se sot kjo është detyra më rëndësishme për shtetin tonë e jo atë se ku kush do të jetë pas disa muajsh apo pas një viti”, tha Kurti.

Analisti politik, Faton Mehmeti, deklaron se është e vështirë për Kurtin që të ketë sukses në tentimet e tija që të ketë bashkëpunim me Hashim Thaçin, për disa arsye.

Një prej arsyeve Mehmeti për gazetën “Bota sot”, ka thënë se është se Thaçi nuk mund t’i mbrojë interesat e Kosovës në raport me Serbinë, pasi sipas tij, në rend të parë ky i fundit ka interesin personal.

Image
Faton Mehmeti

“Jo vetëm Kurti, por asnjë nga politikanët e ndershëm, e kanë të vështirë për të pasur sukses në bashkëpunim me Thaçin. Jo vetëm në ketë temë, por në përgjithësi. Duke u ndalur në raport me bisedimet me Serbinë, them se vështirë është të ketë Kurti sukses në tentimet e tija që të ketë bashkëpunim me Hashim Thaçin, për disa arsye. Së pari Thaçi është i prirur për të qenë protagonist, i tillë ishte edhe në Rambuje, dhe i tillë ka vazhduar të mbetet. Së dyti, Thaçi nuk mund t’i mbrojë interesat e Kosovës në raport me Serbinë, pasi në rend të parë ka interesin personal”, ka deklaruar Mehmeti.

Me tej, analisti politik konsideron se është i vështirë një koordinim Kurti-Thaçi, edhe pse shprehet se është i domosdoshëm për Kosovën.

“Kompromiset e tija të kërkuara në këmbim të heqjes dorë nga ndjekja e Gjykatës Speciale ku dosjet janë hartuar nga prokurorë serb të afërt me Vuciqin. Përveç kësaj Thaçi është destruktiv në raste të tilla, nga mania për mos të marrur të tjerët primatin. Andaj, e shoh të vështirë një koordinim të tillë, edhe pse është i domosdoshëm”, ka thënë analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat