(Vet)vrasjet që tmerruan Kosovën!

Politika

(Vet)vrasjet që tmerruan Kosovën!

Nga: D.B. Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 12:03
Shpend Salihu

Kërkohet zbardhje e shpejt e tyre Siç dihet, pas përfundimit të luftës në Kosovë, ndodhen shumë vrasje me karakter politik, të cilat edhe sot e kësaj dite mbetën enigmatike, dhe nuk arritën të ndriçohen. Mes shumë vrasjeve të tilla ishte edhe vrasja e Astrit Deharit në burg, si dhe vrasja e Dino Hasanajt. Të gjithë që kanë studiuar kriminalistikën e dinë, se askush nuk ka fuqi të ngulfate veten në formën siç ndodhi vrasja e Astrit Deharit.

Njohësi i çështjeve politike Shpend Salihu ka thënë për gazetën “Bota sot” se manipulimi i provave, dhe kamerave të sigurisë si dhe deklaratat kontradiktore të zyrtarëve të policisë dhe gardianëve e prokurorit të rastit, nënkuptojnë që kemi të bëjmë, me një rast tipik të vrasjes amatoreske.

“E them këtë sepse gabzheri ose laringu nuk ka hapësirë që në mënyre vetanake të futet një shishe e kalibrit të tillë, e kjo konfirmohet edhe nga gërvishtjet dhe plagët që janë gjetur tek i ndjeri Astrit Dehari, andaj për hir të drejtësisë ndaj familjarëve të Astrit Deharit dhe opinionit publik mbetet që të rishikohen dhe grumbullohen të gjitha provat esenciale të cilat do ta ndriçonin rastin si dhe të bëhet ndjekja dhe persekutimi i personave që janë të inkriminuar në këtë vepër, mbi të gjitha duhet të kërkohet rishikimi i kamerave të sigurisë dhe të verifikohen personat e tillë që janë futur në qelinë e tij në ato momente, me qëllim të demaskimit të tyre”, ka thënë njohësi i çështjeve politik Shpend Salihu.

Sipas tij, rast tjetër i vrasjes ishte edhe rasti i Dino Hasanajt, sipas psikologëve dhe ekspertëve të mjekësisë ligjore, njeriu edhe po të jetë në momentin e Lucida Intervales, por ai nuk mund të shkaktojë plaga të thella dhe ta godasë veten në mënyre shtazarake siç ndodhi me ekzaminimin e kufomës së Dino Hasanajt. “Mbi 12 apo 13 plagë në trup, plagë në shpinë ku dora e tij personalisht nuk ka mundur ta bëjë një gjë të tillë, çuditërisht nga organet hetuese si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, ashtu edhe nga FBI cilësohet si akt i vetëvrasjes. Nuk duhet të jesh ekspert i kriminalistikës, apo mjekësisë ligjore ta konstatosh që një veprim i tillë ishte vrasje amatoreske dhe shtazarake, andaj për hir të drejtësisë edhe ky rast si dhe shumë raste tjera duhen të rishqyrtohen, riekzaminohen dhe ndriqohen. Këto dhe shumë vrasje të tjera që ndodhën në Kosovë është obligim ligjor dhe moral i organeve të drejtësisë, për hir të së vërtetës të ndriçohen me qëllim që qytetarët më në fund të ndiejnë veten të sigurt në shtetin ku jetojnë”, ka thënë Salihu.

Ai tutje ka shtuar se pos vrasjeve enigmatike kishim edhe shumë raste të arrestimeve arbitrare, dhe montimeve të proceseve gjyqësore me karakter dhe motiv politik.

Image
Shpend Salihu

“Aplikimi i masave të fshehta të sigurisë ndaj personave vetëm se kishin diskurs politik me mënyrën dhe formën e organizimit dhe administrimit shtetëror si dhe të cilët kundërshtonin veprimet që klasa jonë politike, e një pjesë të ndërkombëtarëve e patën degradu vlerën e sistemit politik dhe juridik në shtet janë shkelje eklatante të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Kishim rastin mes tjerash të Gjeneral Sali Veselit i cili me një akt administrativ të PSSP-së u mbajtë mbi 3 vite në paraburgim, edhe përse KPPRK e parashihte atë botë afatin e paraburgimit maksimum deri në 2 vite, e më pas doli i pafajshëm. Simulimi i akteve të ndryshme të cilat klasa jonë politike së bashku me një pjesë të ndërkombëtarëve i bën ndaj qytetarëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, dëshmonte se aparati despotik i ndërkombëtarëve dhe klasës së mëhershme politike që udhëheqtë shtetin ishte instaluar në Kosovë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Shpend Salihu.

Ai konsideron se deri sa krimi i organizuar ndërkombëtar i instaluar në Kosovë nga kompanitë e fuqishme nën ombrellën e UN dhe Haliburton përmes ‘Kellog and Brown Root ‘dhe shteteve të ndryshme, së bashku me klientelën tonë politike arritën të zhvillojnë veprime të kundërligjshme duke e instaluar, rritur dhe zhvilluar, krimin e organizuar, prostitucionin, trafikimin, ekstremizmin fetar, të cilët këto qarqe e zhvilluan, të gjithë ata që i kundërshtuan këto veprime, u bënë cak i sulmeve të këtyre korporatave ndërkombëtare të cilët së bashku me një pjesë të klientelës tonë politike, vendosën oligarkinë politike dhe ekonomike dhe arritën, ta monopolizojnë shtetin dhe ta shfrytëzojnë për qëllime personale dhe grupore.

“Sipas raporteve të qendrave të rrjetit të sigurisë globale, Kosova u bë terren i përshtatshëm për këto qarqe, dhe rrugë transiti i mallrave të paligjshme të cilat u bartën në Europë. Arrestimet arbitrare të të gjithë atyre që patën diskurs me këto kompani të mëdha dhe me ish klasën mafioze politike, arritën të cenojnë në mënyrë flagrante, dinjitetin, moralin dhe autoritetin e njerëzve, të aftë, të drejtë dhe të ndershëm që donin, që në Kosovë të instalohet rendi dhe sistemi juridik dhe kushtetues, dhe të zbatohet në mënyrë elekuente ligjshmëria, që Kosova të jetë garant për qytetarët i sigurisë juridike dhe kushtetuese, ku askush nuk do ndihej i pasigurtë, dhe nuk do i cenohej asnjë e drejtë që i garantohet me kushtetutë, me ligje organike dhe sistemore si dhe me akte dhe dokumente ndërkombëtare që janë të inkorporuar në rendin kushtetues të Kosovës”, ka thënë Salihu.

Andaj sipas tij, për hir të drejtësisë duhet të rehabilitohen personal që ishin viktimë e arrestimeve arbitrare si në aspekt moral ashtu edhe material si dhe të gjithë personat e vrarë të cilët ishin viktimë e këtyre grupeve makabre. “Shpresoj thellësisht se Qeveria e re në krye me Albin Kurti do vendosë kushtetutshmëri dhe ligjshmëri dhe se më në fund do të kemi një siguri juridike, dhe kushtetuese për të gjithë qytetarët e Kosovës, ose në të kundërtën nuk na mbetet tjetër pos të largohemi në ekzil. Bota dhe opinioni publik i brendshëm duhet të kuptojë që prej një shteti mafioz më në fund Kosova do të shndërrohet në një oazë të paqes, rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët” është shprehu njohësi i çështjeve politike Shpend Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat