Mehmeti: PDK-ja po mundohet ta pengojë Qeverinë e re, por nuk ia arrin dot

Politika

Mehmeti: PDK-ja po mundohet ta pengojë Qeverinë e re, por nuk ia arrin dot

Nga: D.B. Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 16:09
PDK-ja

Ndonëse PDK-ja do duhej ta ndihmonte Qeverinë e re dhe jo ta pengonte atë, meqë do bie ndesh lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, megjithatë PDK-ja endet nuk po mundet të kuptoj se janë në opozitë prandaj dhe po shpikin kauza për të bojkotuar mbledhjet e kryesisë.

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për gazetën “Bota sot” se me veprimet e tyre ata vetëm sa po përligjin atë që të gjithë e dimë se Thaçi de jure është ende kryetar i PDK-së dhe jo i Kosovës.

“Pavarësisht kësaj pozita nuk duhet të brengoset nga bojkoti i tyre, besa do ishte mirë që PDK-ja të shpërbehet krejtësisht, me gjithë mëkatet që i ka bërë kjo parti asgjë nuk e shpërlan. PDK-ja duke qenë dikur pozitë e dobët si opozitë do jetë edhe më e dobët, pavarësisht se çfarë bëjnë. Ata mundohen të pengojnë qeverinë por nuk ia arrijnë dot, më me lojëra të tilla vetëm legjitimojnë vetën si e keqja më e madhe e Kosovës”, është shprehur analisti politik Faton Mehmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat