Heqja e taksës, vjen paralajmërimi për kryeministrin Kurti: Albini duhet të jetë i kujdesshëm…

Politika

Heqja e taksës, vjen paralajmërimi për kryeministrin Kurti: Albini duhet të jetë i kujdesshëm…

Nga: G.B Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 18:31
Albin Kurti

SHBA kishte kërkuar heqjen e saj, por ish kryeministri Ramush Haradinaj nuk e bëri.

E heqjen e taksës tani do ta bëjë kryeministri Albin Kurti, të cilën ka thënë se do ta zëvendësojë me reciprocitet, një çështje kjo për të cilën është në pajtim me LDK-në.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se qarqe të caktuara duan ta mbajnë nën tension Qeverinë Kurti, derisa propozimin e kryeministrit që ta zëvendësojë me reciprocitet e vlerëson të mirë.

Image
Skënder Zogaj

“Çështja e taksës me gjasë do të vazhdojë të nxisë debate të ndryshme, sepse, qarqe të caktuara, si gjithnjë duan që ta mbajnë nën tension Qeverinë Kurti, e cila patjetër që duhet ta thotë fjalën e saj dhe të merr vendim të ri! Kryeministri Kurti tashmë e ka paralajmëruar reciprocitetin, që sa mund të shihet, është propozim që sado pak e prish ngërçin! Ky propozim mendoj se është i mirë, sepse ndërkombëtarët janë decidiv - që të vazhdojë dialogu, taksa duhet të hiqet! Kështu po deklarohen edhe miqtë më të mirë të Kosovës dhe Kryeministri Kurti duhet jetë shumë i kujdesshëm”, është shprehur ai.

Sipas Zogajt, reciprociteti ofron një baraspeshë në mes të Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shtuar se Haradinaj ka bërë mirë që e ka vendosur taksën por që është koha të hiqet.

“Reciprociteti mendoj se është propozim korrekt, sepse ofron njëfarë baraspeshe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse reciprociteti i barazon raportet dhe përgjegjësitë e dy vendeve dhe, çka është më kryesore dilet nga ngërçi që Serbisë i konvenon, por nuk i konvenon Kosovës! Ramush Haradinaj ka bërë mirë kur e ka vënë taksën, por siç po shihet, ka ardhur koha që taksa të hiqet”, ka deklaruar Skënder Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat