Mehmeti: Kjo është loja e pistë PDK-së në rastin e Astrit Deharit

Politika

Mehmeti: Kjo është loja e pistë PDK-së në rastin e Astrit Deharit

Nga: A.J Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 14:50
Foto

Rasti i shumë përfolur i Astrit Deharit duket se do të vazhdoj të jetë i diskutueshëm edhe ketë legjislaturë në Kuvendin e Kosovës. Derisa Kadri Veseli ditën e krijimit të Qeverisë kërkoj hetime të reja për rastin dhe ka hedh akuza kundrejt Albin Kurtit, vetë vetëvendosje ka thënë se Veseli duhet të jep përgjegjësi për deklarimin e Kadri Veselit i cili në një seancë të Kuvend të Kosovës kishte thënë se ruhuni mos po bëni vetëvrasje.

Në lidhje më këtë analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota Sot” se Kadri Veseli duhet të merret në pyetje për rastin e Astrit Deharit.

“Pas deklaratave të Kadri Veselit se Astrit Dehari është vrarë duhet urgjentisht të merret në pyetje nga organet e drejtesisë. Duke qenë se Veseli është ende "shef i SHIK-ut" natyrisht se informacionet nga ai nuk mund të neglizhohen. Ka mundësi që Kadriu të mundohet të hedh topin në fushën e kundërshtarëve politike, kur dihet se pikërisht partia e tij është e përmendur se mund të ketë gisht në ketë rast” ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, e gjitha është lojë e pistë e PDK-së që mundohen të përfitojnë duke shpërlarë me komisione të cilat nuk i kanë bërë kur ishin në pushtet.

“PDK si parti e krimit dhe gjitha të këqijave që i kanë ndodhur Kosovës edhe më të vdekur manipulon për qëllimet e tyre. Ky është turpi i tyre” ka thënë analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat